GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Kuriozitete, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore.

Planeti i sapozbuluar, i quajtur GJ 251 c, është një “Super-Tokë” është shkëmbor, ka masë shumë më të madhe se Toka dhe – më e rëndësishmja, ndodhet pikërisht brenda zonës së banueshme të yllit të tij, pra në atë distancë ku temperaturat lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm në sipërfaqe.

Ylli rreth të cilit rrotullohet është një xhuxh i kuq i tipit M (M-dëarf), një nga llojet më të zakonshme dhe më jetëgjatë të yjeve në Rrugën e Qumështit.

Distanca? Vetëm 18 vite dritë, jashtëzakonisht afër në shkallë kozmike, çka e bën atë një nga kandidatët më të arritshëm për studime të mëtejshme.

“Zbulimi i exoplaneteve të reja tani është pothuajse rutinë”, tha profesori i asociuar Paul Robertson, “por GJ 251 c është i veçantë sepse ylli i tij është tepër afër nesh. Kjo e bën një objektiv ideal për teleskopët e gjeneratës së ardhshme”.

Planeti u zbulua falë luhatjeve të vogla periodike në dritën e yllit, të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e planetit, një teknikë e quajtur “shpejtësia radiale”. Instrumentet kryesore që e kapën këtë sinjal ishin Habitable-zone Planet Finder (HPF) dhe NEID.

Pavarësisht sfidave (yllit e tipit M janë shpesh të trazuar dhe krijojnë sinjale që ngatërrojnë matjet), ekipi është i bindur se GJ 251 c është një planet i vërtetë.

Në të ardhmen e afërt, Teleskopi Tridhjetë Metërsh (TMT) i Universitetit të Kalifornisë do të jetë në gjendje ta fotografojë drejtpërdrejt këtë planet dhe eventualisht të zbulojë nëse ka vërtet ujë apo edhe shenja atmosfere të përshtatshme për jetë.

Sipas Corey Beard, autori kryesor i studimit: «Sot është pothuajse e pamundur të marrim foto të drejtpërdrejta të planetëve të tillë me teleskopët aktualë, por me TMT do të mund ta shohim GJ 251 c si një pikë drite pranë yllit të tij».

Lajme të lidhura

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Para
Kapet baroni i drogës në Liban, ushtria arreston Nouch Zaiter pas operacionit në Bekaa

Kapet baroni i drogës në Liban, ushtria arreston Nouch Zaiter pas operacionit në Bekaa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit ‘Uniforma Ime’
Sport

Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit ‘Uniforma Ime’

19:11 - 07/11/26

Gramshi ka tashmë një stadium të ri, një investim të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, i realizuar falë bashkëpunimit mes Federatës...

Lexo më shumë
SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com