Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Napolit, në përballjen e Serie A. Të parët kaluan në avantazh napoletanët, me golin e Beukema.
Bergamaskët rikthyen gjithçka në favorin e tyre, në pjesën e dytë. Atalanta siguroi 3 pikët me golat e Pasalic dhe Samardzic.
Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që kaluan në avantazh në minutën e 18-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Gutierrez, Beukema realizoi me kokë për 0-1. Vendasit reaguan me disa tentativa të vakëta nga Sulemana, ndërsa skuadra e drejtuar nga Conte ishte pranë dyfishimit të rezultatit, fillimisht me një gol të anuluar të Alisson Santos dhe më pas me një penallti të fituar për faull të Hien ndaj Hojlund, e cila u anulua nga sistemi VAR.
Edhe në fillim të pjesës së dytë u përsërit i njëjti skenar: një tjetër gol i anuluar për Napolin, këtë herë ndaj Gutierrez, për faull të Hojlund ndaj Hien. Por trajneri Palladino ndërhyri me zëvendësime vendimtare, duke aktivizuar Samardzic, Scamacca dhe Bernasconi, çka ndryshoi rrjedhën e lojës.
Barazimi erdhi në minutën e 61-të, kur Zalewski ekzekutoi saktë një goditje këndi dhe Pasalic devijoi me kokë për 1-1. Rreth 20 minuta më vonë u kompletua përmbysja: pas një krosimi nga e majta e Bernasconit, Samardzic realizoi me një goditje të butë me kokë për 2-1.
Me këtë sukses, Atalanta rikthehet fuqishëm në garën për një vend në Champions League, duke kapur në kuotën e 45 pikëve. Napoli mbetet në kuotën e 50 pikëve, 14 pikë larg kryesuesve të Inter Milan dhe me rrezikun për t’u shkëputur edhe më shumë nga Milani në vendin e dytë.
https://rumble.com/v7647pw-atalanta-napoli.html\
gijotina.com/
Discussion about this post