GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Atdheu është aty, ku e ke barkun plot”

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
“Atdheu është aty, ku e ke barkun plot”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka evenimente, ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të raportosh. Por jo për këtë akt ceremonial (fjala është festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, 05.10.) Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime. Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbeiter) në Gjermani fillimisht më la mua, gjashtëmuajsh dhe nënën në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak vite, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por gjithçka rrodhi ndryshe, dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970 unë erdha bashkë me nënën në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im.

“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz”

Kopshtin, shkollën, studimet të gjitha këto i përmbylla një ditë me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët!” Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por në shoqërinë gjermane të shumicës më duhej shpesh justifikohesha për suksesin, madje edhe ta mbroja. Megjithëse mund të them, se pavarësisht prindërve të mi, që sot do t’i fusja në “shtresën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha rekomandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “histori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit e mi, që më kanë trajtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë.

“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz.” Kjo fjali e njohur e shkrimtarit, Max Frisch nga viti 1965 preku një nerv atë kohë. Këtë fjali e citoi edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe kujtoi, se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar, se politika e punësimit e viteve 60-të dhe 70-të ishte dritëshkurtër.

Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë, “atdheu nuk është aty, ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania.

“Një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre”

Në një moment të fjalimit të presidentit gjerman, më duhet ta pranoj, m’u mbushën sytë me lot. Steinmeier tha, se “historia e punëtoreve të punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëfejmë historitë e tyre, si pjesë integrale të historisë së kësaj Republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe historinë e të gjithëve.” Me të drejtë.

55 punëtorë turq mbërrijnë në Aeroportin e Dyseldorfit më 27 nëntor 1961 – ky është grupi i parë i minatorëve që u angazhuan fillimisht për një vit në Gjermani.

Kur shkruaj këto rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna, që njësoj si koleget dhe kolegët e tyre gjermanë tek Siemens duhet të përmbushnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e historisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fortë, me diversitet, fantastike. Ata duhet të zënë vend në librat e historisë së Gjermanisë. Pikërisht për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi.

Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ardhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Me gjithë këtë shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se përshtaten këtu. Ende atyre u lihet të kuptohet, se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që jetojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë, që ky vend, i cili është edhe atdheu ynë të bëhet më i mirë.

Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie, dhe ashtu si e kërkon presidenti Steinmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do të formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përkasim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si fuqi punëtore./ DW

Etiketa: AtdheDW

Lajme të lidhura

Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

08:35 - 17/06/26
Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin
Aktualitet

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

10:45 - 16/06/26
Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë
Aktualitet

Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë

08:24 - 16/06/26
Para
Premtimet e harruara, ja me çfarë përballen qytetarët çdo ditë tek Trauma

Premtimet e harruara, ja me çfarë përballen qytetarët çdo ditë tek Trauma

TË FUNDIT

Rama bën presion nga Berlini: Evropa na ka përjashtuar, pasuritë tona  janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina
Aktualitet

Rama bën presion nga Berlini: Evropa na ka përjashtuar, pasuritë tona janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina

09:17 - 17/06/26

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor që u zhvillua në Berlin....

Lexo më shumë
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

08:35 - 17/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Qershor, me sa blihen dhre shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 17/06/26
Aksident në Fier-Lushnjë! Fuaristrada përplaset me kamionçinën, dy persona përfundojnë në spital

Aksident në Fier-Lushnjë! Fuaristrada përplaset me kamionçinën, dy persona përfundojnë në spital

08:06 - 17/06/26
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, pritet mbërritja në Tiranë

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, pritet mbërritja në Tiranë

08:03 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet giriş