Një shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë natës në lagjen Guillotière në Lyon të Francës. Mediat e huaja bëjnë me dije se autori, një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia. Mësohet se shqiptari ka qëlluar ndaj bashkëkombësit të tij me një armë silenciator.
Ngjarja ndodhi mbrëmë orës 23:30, në rrugën 98, Joliot-Curie, në një zonë të njohur për policinë. Policia e Lionit mori disa telefonata të cilat raportonin se një individ kërcënonte me armë zjarri pasagjerët në stacionin e metrosë Guillotière, këtë herë në lagjen e 7-të.
Ishte skuadra kundër krimit që më në fund arrestoi autorin e dyshuar, i cili kishte tentuar që të grabiste dhe një person. Ai tashme ndodhet në paraburgim.
Discussion about this post