GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj Pepkolës/ Lidhja e tij me dy vëllezërit Haxhia, autorët përdorën…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga atentati në Shijak, ish-polici shpërndante bombola gazi në momentin e ngjarjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj Orlando Pepkola në Shijak, që për fat të mirë rezultoi i dështuar. Ngjarja ndodhi më 16 prill. BalkanWeb raporton se automjeti që u përdor nga autorët për atentatin, një mjet tip Golf, rezulton i vjedhur në Tiranë, po ashtu edhe targat.

Haxhiaj raporton se autorët, që mendohet se kanë qenë dy persona, kanë vëzhguar dhe ndjekur të riun, dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të kamionçinës me të cilën Pepkola shpërndante bombola oksigjeni. Njëri prej tyre nga një thes ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar, por fatmirësisht i riu ka arritur të manovrojë duke i dhënë gaz makinës. Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar nga rruga Shijak-Xhafzotaj, duke dalë në autostradën Tiranë-Durrës, duke hyrë në kryeqytet.

“Kam qenë duke shpërndarë bombola gazi me kamionçinë. U shkëmbeva në rrugë me automjetin tip ‘Golf’ më ka ndjekur rreth 10 metra dhe pastaj kanë qëlluar. Pasagjeri i mjetit tip ‘Golf’ e ka nxjerrë kallashnikovin nga një thes dhe ka qëlluar. Kam ecur që ti devijoja plumbat. Nuk i njoh atentatorët, nuk e di pse kanë qëlluar”, mësohet të ketë thënë Paplekaj para grupit hetimor.

Ndërkohë, policia ka disa pista hetimi, një prej të cilave është edhe njëri prej vëllezërve të ‘shënjestrës’, që rezulton të jetë dhëndër në familjen Haxhiu, dy vëllezërit që u vranë më 27 prill të vitit të kaluar. Policia është e bindur se ngjarja nuk është e stisur pavarësisht se kamionçina nuk ka qitje plumbash. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Vetë ndërtimi i dinamikës së atentatit tregon që autorët e kanë mbajtur në vëzhgim shënjestrën, kanë qëlluar në drejtim të tij dhe më pas janë larguar në drejtim të Tiranës.

Po ashtu ka dyshime se vrasjet e dy vëllezërve Haxhia, më 27 prill dhe e Dorian Shkozës, më 2 mars, janë porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili kërkon pjesën e tij të parave nga grabitja e Rinasit. Në vazhdën e dyshimeve, thuhet se ata kanë kërkuar vrasjen e personave të cilët kanë pasur dijeni për vendin e fshehjes së parave dhe nuk kanë pranuar ta tregojnë atë. Mes të tjerash Haxhiaj raporton për BW se Orlando Papleka ka punuar pak kohë si punonjës policie sigurie, ndërsa është prind i dy fëmijëve./ BalkanWeb

Etiketa: arrestimeatentat

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Kurti tregon se cili ishte propozimi i QUINT-it për votimin e serbëve në territorin e Kosovës

Sulmet në veri të Kosovës/ Kurti: Kishin si synim vrasjen  e policëve tanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com