GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Pogradec/ Vëllezërit Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës për të monitoruar Brian Syzon

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Atentati në Pogradec/ Vëllezërit Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës për të monitoruar Brian Syzon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin ndaj Brian Syzos në Pogradec, për të cilin akuzohen vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Sipas burimeve, katër ditë para ngjarjes është konstatuar një kamerë e vendosur në afërsi të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë.

Burimet bëjnë me dije se pajisja ishte instaluar në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon drejt burgut. Pas informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Korçë, u bë i mundur lokalizimi i kamerës, si edhe zbardhja e rrethanave që implikojnë vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, hetuesit kanë identifikuar dy vëllezërit si personat që kanë vendosur kamerën për të monitoruar lëvizjet pranë institucionit. Dyshohet se qëllimi i tyre ishte vëzhgimi i Brian Syzos, me synimin për ta sulmuar në momentin kur ai do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane. Sipas hetimeve, motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja.

Nikolla Agolli u arrestua pak minuta pasi qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos në Pogradec. Në pranga u vu edhe David Prifti, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në qytetin liqenor, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e Meardi Berberit, i njohur me nofkën “Koro”, si edhe të Edison Agollit.

 

Etiketa: AtentaBurgkamera

Lajme të lidhura

Protestuesja merr pulën në podium, thirrje Ramës: Me burrat nuk merresh dot! Do veshësh fustanin dhe do ja mbathësh
Aktualitet

Protestuesja merr pulën në podium, thirrje Ramës: Me burrat nuk merresh dot! Do veshësh fustanin dhe do ja mbathësh

20:02 - 26/09/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet!
Aktualitet

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet!

19:53 - 26/09/26
Pankarta pikante e protestës kundër Ramës: Në Tiranë me gardh dhe polici, në SHBA veza të gjeti për çdo pabesi
Aktualitet

Pankarta pikante e protestës kundër Ramës: Në Tiranë me gardh dhe polici, në SHBA veza të gjeti për çdo pabesi

19:24 - 26/09/26
Para
Aksidenti në Tiranë-Durrës/ Si paraqitet gjendja e pasagjerëve të plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë

Aksidenti në Tiranë-Durrës/ Si paraqitet gjendja e pasagjerëve të plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesja merr pulën në podium, thirrje Ramës: Me burrat nuk merresh dot! Do veshësh fustanin dhe do ja mbathësh
Aktualitet

Protestuesja merr pulën në podium, thirrje Ramës: Me burrat nuk merresh dot! Do veshësh fustanin dhe do ja mbathësh

20:02 - 26/09/26

Një protestuese ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama në protestën e 119-të teksa në podiumin e fjalimeve mori me...

Lexo më shumë
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet!

19:53 - 26/09/26
Maran ndryshon gjithçka, zbulohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Maran ndryshon gjithçka, zbulohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

19:39 - 26/09/26
Pankarta pikante e protestës kundër Ramës: Në Tiranë me gardh dhe polici, në SHBA veza të gjeti për çdo pabesi

Pankarta pikante e protestës kundër Ramës: Në Tiranë me gardh dhe polici, në SHBA veza të gjeti për çdo pabesi

19:24 - 26/09/26
“Tradhtar i kombit”/ Shqiptarët nuk ndalen kundër Ramës, vijojnë protestat në New York

“Tradhtar i kombit”/ Shqiptarët nuk ndalen kundër Ramës, vijojnë protestat në New York

19:07 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com