GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj 23 vjeçarit, eksperti: Njëri autor dyshohet të jetë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Vlorë, del fotoja e 22-vjeçarit që u ekzekutua me snajper
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e së dielës, Vlora u trondit nga një atentat, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomati. 23 vjeçari u qëllua me snajper teksa kishte dalë për të pirë një cigare në ballkonin e shtëpisë së tij.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se nuk është dëgjuar zhurmë pasi ka qenë snajper me silenciator.

Në një intervistë për “Special Report”, eksperti theksoi se ka dyshime që njëri nga autorët të jetë i huaj. Karamuço shtoi gjithashtu se autori mund të jetë ndihmuar nga dy persona të tjerë, të cilët kanë vëzhguar prej ditësh lëvizjet dhe zakonet e viktimës si psh kur del edhe pi cigare.

“Është njohur shumë mirë zona, se ku e kanë çuar makinën dhe çfarë makine tjetër kanë marrë. Një autor mendoj se është i huaj. Ka gjetur një trajektore jo në të njëjtin nivel lartësie sepse ka pemë dhe bllokohet shikueshmëria e ballkonit. Ka mundësi të ketë qëlluar nga makina, në një pozicion me pamje të qartë. Me ndihmën e një ose dy personave që kanë pasur ditë që kanë vëzhguar viktimën, kur pi cigare, kur del në ballkon, dhe në mënyrë të përafërt se kur duhet të mbahet qitësi gati. Nuk është një ngjarje momenti kur shumë e planifikuar.“, u shpreh Karamuço.

Ai thotë se arma dyshohet të jetë futur nga jashtë dhe se kjo nuk është një ngjarje e “zakonshme” por e organizuar nga grupe të mirëfillta kriminale. Karamuço shtoi se identifikimi i autorëve do të jetë i vështirë për faktin se atentati ka qenë i mirëmenduar deri në detaje.

“Është ekzekutim që ka kushtuar shumë. Që të gjesh sot një snajper që vetëm me një qitje të realizojë goditje në kokë në një person që pi cigare dhe ka lëvizje të herëpashershme por që është i orientuar shumë. Është qëlluar natën për të humbur gjurmët. Edhe pse mund të kesh dylbi thjesht nëse fokusohesh në momentin që pi cigaren, në momentin që ndizet, është sinjal i mirë për të goditur personin. Shikoni sesa shkollë, trajnim dhe me një plan të mirëmenduar që nuk bëhet nga persona të zakonshëm dhe e kanë realizuar këtë edhe në atentate të tjera pse jo edhe jashtë vendit.“, shtoi eksperti i kriminalistikës. /abcnews/

Etiketa: KaramucoVloreVrasja

Lajme të lidhura

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin
Aktualitet

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë
Aktualitet

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Dosja “Veliaj”/ GJKKO jep vendimin për të pandehurit, Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime edhe për Goxhajn, Bushkën e të tjerët
Aktualitet

Dosja “Veliaj”/ GJKKO jep vendimin për të pandehurit, Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime edhe për Goxhajn, Bushkën e të tjerët

16:50 - 26/11/26
Para
Hetimi i SPAK: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

Hetimi i SPAK: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com