GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Astir, si u ekzekutuan dy viktimat me të shkuar kriminale

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati në Astir, si u ekzekutuan dy viktimat me të shkuar kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, është bërë atentat me kallashnikov ndaj Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit, 26 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra në kokë, viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë në mjetin që po lëviznin tip “Audi A8”.

Deri më tani nuk dihen autorët, por sipas dëshmitarëve në vendngjarje, të shtënat kanë dalë nga një mjet në lëvizje dhe pas atentatit mësohet se janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”.

Ndërkohë, rreth orës 20:00 është gjetur një mjet tip “Toyota” i djegur në Thumanë, në një zonë të pyllëzuar. Në mjetin e djegur janë gjetur dy kallashnikovë pa silenciator. Makina dyshohet të jetë e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga mediat, targa “AA 532 ON” e mjetit të djegur, rezulton e vjedhur disa muaj më parë.

Dy viktimat, të cilët jetonin në zonën e Yrshekut të Tiranës, janë të njohur për policinë e shtetit, pasi janë akuzuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Erigers Mihasi, i njohur ndryshe si “boli”, njihet si personash i botës së krimit, i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços.

Ai gjithashtu dyshohej nga prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit. Goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari, ka ndodhur gati një vit pasi Erigres Mihasi shok i Ervis Martinaj, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit.

Fabian Gaxha, mik i Ervis Martinaj i mbetur i vrarë në masakrën e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut ka qënë pjesë e këtij grupi prej pesë persona që ka sulmuar me armë grupin e të rinjve në qytetin e Laçit. Së bashku me Gaxha, policia e Laçit ka ngritur dyshime të forta se ka qenë dhe Elio Hato dhe Erigres Mihasi, edhe këta të fundit shokë të biznesmenit Ervis Martinaj.

Edhe viktima e dytë Armando Dumani, është i njohur për policinë. Dumani në vitin 2012 është arrestuar nga një operaion i koduar “Sfida” në Vlorë pasi ka bashkëpunuar me 5 persona të tjerë nga Vlora në një sërë grabitjesh të bankave, kazinove dhe të subjekteve të tjera gjatë viteve 2010-2012 në Vlorë.

Në vitet 2010-2011 dhe 2012 Armando dhe shokët e tij kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojërash fati. Rastet e dokumentuara të policisë janë vjedhjet me armë në kazinonë “APEX”, të ndodhura më 24 dhjetor 2010, më 25 nëntor 2010, si dhe ajo e kazinosë “ADMIRAL” më 27 mars 2011.

Ai gjithashtu më 24 prill 2011 ka qenë i akuzuar për grabitjen e “Pro Credit Bank”  dhe më pas të “Raiffaisen Bank”, më 8 mars të këtij viti.

Ergers Mihasi është babai i tre fëmijëve, dy vajzave 2 djemve dhe një vajze të vogël.

Etiketa: Armando DumaniAstirAtentatiErigers MihasikallashnikovKryesore1ViktimatVrasje

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Kumbulla do të rikthehet në Romë, ja sa serioz është dëmtimi ndaj Anglisë

Kumbulla do të rikthehet në Romë, ja sa serioz është dëmtimi ndaj Anglisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com