GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Belgjikë/ U arrestua në Vjenë, Kasandër Noga do të arratisej drejt Shqipërisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Belgjikë/ U arrestua në Vjenë, Kasandër Noga do të arratisej drejt Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kasandër Noga, autor i plagosjes së Erion Hasambelliut në Bruksel është arrestuar sot në Vienë. Mediat austriake raportojnë se Noga kishte planifikuar të udhëtonte së shpejti  drejt Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, hetuesit arritën ta prangosin Nogën rreth orës 9:15, në lagjen Donaustadt të Vjenës.

Më herët, mediat belge kishin raportuar se Noga ishte shpallur në kërkim për atentatin në Bruksel.

“43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelliu ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel. Ai ka marrë gjashtë plumba në shpinë dhe në këmbë. I dyshuari është shqiptari Kasander Noga, 44 vjeç,”, raporton këtë të Hënë media belge “Het Laatste Nieuës”.

Krimi sipas të njëjtit burim, dyshohet se ka ardhur në vazhdën e konfliktit të vjetër që palët kanë me njera-tjetrën.

“Kasandri është i njohur për ‘vrasjen në repartin e reanimacionit ku u eleminua babai i Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasanderit në një kafene në Antëerp. Vetë Kasander i mbijetoi atij sulmi”, raporton media belge.

Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium në Tiranë dhe kreu atë që u quajt masakra e ‘Reanimacionit’ duke vrarë Aqif Hasanbelliun – babanë e Erionit dhe Dritan Hajdinin. Sipas raportimeve të kohës, ai u hoqi serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i la të vdekur në vend. Por kjo nuk është e vetmja ngjarje që akuzohet Kasandro Noga.

Sipas raportimeve, ai dyshohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, vijon të jetë në arrati.

 

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Krimi tronditës/ 5-vjeçarja u gjet e groposur, nëna dhe babai jetonin të ndarë (Detajet)

Krimi tronditës/ 5-vjeçarja u gjet e groposur, nëna dhe babai jetonin të ndarë (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com