GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley në qytetin Orem, SHBA. Videot që qarkullojnë në mediat sociale e tregojnë Kirkun të ulur në një skenë të vogël. Pastaj dëgjohet një e shtënë dhe 31-vjeçari vë dorën në qafë, ku rrjedh shumë gjak.

Autori i krimit qëlloi mevetëm një të shtënë nga një distancë prej afërsisht 180 metrash nga një çati, shpjegoi Bo Mason, Komisas i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut: “Ky incident ndodhi në mes të një turme të madhe.” U dëgjua një e shtënë e vetme dhe kemi një viktimë. “Autori është në arrati. Ne besojmë se ky ishte një sulm i synuar ndaj një individi të vetëm.” Kirk dërgohet në spital, por çdo ndihmë atje vjen shumë vonë.

Trump fajëson Të Majtën

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një video, që e paraqet Kirk si patriot të madh dhe jo drejtpërdrejt Trump fajësoi politikën e Të Majtëve për atentatin kundër aktivistit.

Kirk, një personalitet radiofonik dhe podcaster i suksesshëm, ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat ​​e mesme, kolegjet dhe universitetet. Ajo ka më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk përdoret masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Trump në zgjedhje dhe konsiderohej me lidhje të mira në administratën e Trump.

Kirk zhvillonte vazhdimisht aktivitete publike në kampuset universitare, ku dhe i pëlqente të angazhohej në diskutime me ata që kishin mendime krejtësisht të ndryshme nën moton: “Më provo që e kam gabim”. Kirk ishte polemizues. Ai kritikonte programet e shanseve të barabarta për studentët nga familjet më të varfra, mohonte ndryshimet klimatike. Për të Donald Trump i fitoi  zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai gjithashtu ishte mbrojtës i Listës së Mbikëqyrjes së Profesorëve: një bazë të dhënash online ku studentët mund të diskreditonin profesorët e krahut të majtë./ DW

Etiketa: Charlie KirkSHBA

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Komandanti i ushtrisë gjermane: Po përgatitemi për luftë në 2029, na duhen 100 mijë trupa!

Komandanti i ushtrisë gjermane: Po përgatitemi për luftë në 2029, na duhen 100 mijë trupa!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital
Aktualitet

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital

11:52 - 29/11/26

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të personave që morën trajtim mjekësor pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë
“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com