GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati, vritet biznesmeni Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit

22:36 - 23/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Fierit u përfshi ditën e së shtunës nga një ngjarje e rëndë, ku rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, u dëgjuan disa të shtëna armësh dhe si pasojë ka mbetur viktimë Demir Backa, rreth 50 vjeç, pronar i një lokali në qendër të Fierit.

Viktima dyshohet të ketë qenë në automjetin e tij tip “Audi”, ku një makinë tjetër tip “Benz” ka qëlluar me kallashnikov 50-vjeçarin, i cili si fillim u dërgua në spitalin e Fierit në gjendje shumë kritike për jetën.

Mesa duket, plagët e marra ishin tepër të rënda dhe për këtë arsye Demir Backa nuk i mbijetoi dot këtij sulmi, për të cilën ende nuk dihen motivet e sakta.

Deri më tani, e vetmja shenjë që besohet të jetë nga autorët e ngjarjes është e një makine të djegur tip “Benz”, i cili u zbulua në fshatin Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Damir Backa është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, “Pusi i Mezinit”, i cili u vra në 1997-ën. Vëllai i tij, Medi Backa, i njohur ndryshe edhe si Buc Backa, u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 mars 1997, dhe është përplasja më e përgjakshme e trazirave të vitit 1997. Në këtë përplasje të dhunshme mbetën të vrarë 24 persona. Përplasja u zhvillua midis Bandës së Pusit të Mezinit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eleminua gjatë kësaj përplasjeje.

Banda e Pusit të Mezinit ishte një grup kriminal me aktivitet në gjithë Shqipërinë e Jugut. Origjina e anëtarëve të kësaj bande ishte nga i gjithë jugu i vendit.

Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishin vendosur të quheshin “Të fortët e Jugut”. Kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi. Banda e Pusit të Mezinit ishte mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike, dhe me sa duket kjo shkaktoi edhe eliminimin e tyre.

Etiketa: Demir BackaFier

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Përplasen makinat në Elbasan, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident në Kuçovë, makina përplas këmbësorin

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com