GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Atentatorët dyshohet se janë nga Laçi”, detajet e reja nga vrasja e Demir Backës

10:08 - 25/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
“Atentatorët dyshohet se janë nga Laçi”, detajet e reja nga vrasja e Demir Backës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur dy ditë më parë në qendër të Fierit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Demir Backa. Burime për Gijotina.com kanë bërë të mundur zbardhjen e skemës së atentatit, teksa shprehen se makina e viktimës tip “Audi”, ka qenë duke dalë nga parkimi kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në lëvizje tip “Benz”.

Mësohet se, vetëm 2 kanë shtënë mbi 57-vjeçarin, ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre i priste në fshatin Daullas për t’u larguar nga Fieri. Aty kanë braktisur mjetin e tyre tip “Benz”, targat e të cilit ishin si ato të Kosovës, por nuk figuronin të regjistruara as në Shqipëri. Edhe armët që u gjetën brenda makinës, kishin numër serial të fshirë duke e vështirësuar punën e hetuesve. Policia dyshon se presonat janë vrasës me pagesë nga zona e Krujës ose Laçit.

Mësohet se, pista kryesore e hetimit, ajo se Demiri ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, ose i njohur ndryshe si Buc Backa, ka rënë, pasi ai ishte kushëriri i tij dhe jo vëllai. Gjithashtu, policia ka hedhur poshtë dhe pistën për vrasjen e së motrës, pasi ka qenë aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i QTU-së”, në Fier. Backa u qëllua 18 herë më armë. Tre plumba e kanë kapur në pjesën e qafës dhe kokës edhe 15 të tjerë në kraharor. 57-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen, policia e Fierit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe të FNSH bënë të mundur krehjen e zonës, ndërsa po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Etiketa: Demir BackaVrasje

Lajme të lidhura

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës
Aktualitet

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Para
Shtëpitë e barit në Britani, i riu nga Tropoja rrëfen tregtinë e kanabisit

Shtëpitë e barit në Britani, i riu nga Tropoja rrëfen tregtinë e kanabisit

TË FUNDIT

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës
Aktualitet

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26

Reshje të lehta dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçë, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë....

Lexo më shumë
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com