GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Auron Tare për Parkun e Divjakës: Fyese që banorëve t’ju kërkohet..

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Auron Tare për Parkun e Divjakës: Fyese që banorëve t’ju kërkohet..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Auron Tare ka komentuar përplasjet e banorëve të Divjakës, të cilët kundërshtuan vendosjen e pagesës për hyrjen brenda parkut.

Në një shkrim në rrjete sociale, Tare thotë se është fyese që banorëve lokalë t’u kërkohet pagesë, e për paralelizim me rastin e Parkut të Butrintit.

Postimi i Auron Tares:

Per nje Stiker! Si Mund te shmanget nje perplasje e pa dobishme me Banoret e Parkut Kombetar te Divjakes.

Nga Bostoni i zyte dhe me shi po shikoja sot pamje te perplasjeve te banoreve me policine per nje ceshtje qe ne thelb eshte e drejte nga te dyja palet “nderluftuese” banoret lokale dhe institucioni qe ruan dhe mbron Parkun Kombetar. E para Parku Kombetar i Divjakes eshte nje aset i rendesishem lokal. Per kete arsye miratimi i banoreve per cdo akt qe kryhet ne kete zone eshte tejet i rendesishem.

Si person qe ka punuar per te krijuar nje Park Kombetar, sot shume te sukseshem, e di nga pervoja e gjate se cdo veprim arrogant i ardhur nga “qendra” kushdo qofte ajo nuk mund te kete jetegjatesi ne terren. Banoret lokale jane kyci i suksesit te cdo veprimi dhe “modernizimi” ne te tilla zona. Si pjese e pejsazhit historik te ketij parku eshte fyese qe banoreve lokale ti kerkohet pagese per tu futur ne nje zone qe historikisht ka qene pjese e habitat te tyre. pra jam 100% me banoret te cilet refuzojne te paguajne ate “takse” per te hyre ne nje habitat qe ju perket atyre.

Por te kthehemi tek ceshtje per te cilet banoret protestojne, a duhet te kete nje pagese per te hyre ne zonen Park Kombetar. Si personi qe kam futur konceptin e pageses ne Parkun Kombetar te BUtrintit them qe PO. Nje pagese eshte me se e detyrueshme per cdo vizitor qe kerkon te vizitoje kete zone. Por si zgjidhet ky konflikt midis atyre qe e konsiderojne veten pjese te habitatit te Parkut dhe institucionit qe ka detyrim ligjor ti mirmbaje ato?

Pervoja ime ne Butrint

Ideja e nje pagese per te hyre ne Park u diskutua ne nje takim te gjere me banoret lokal. U prezantua ideja si dhe projektet konkrete qe do te financoheshin me kete tarife te mbledhur nga hyrja ne Park. U degjuan te gjitha mendimet e banoreve te cilet me te drejte kundershtonin mendimin se per te kaluar ne nje zone ku me vite kishin hyre pa asnje pengese tashme duhet te paguani. Kishin shume te drejte. Por edhe ne kishim te drejte, fluksi ne rritje i turisteve duhej kontrolluar si dhe duheshin gjeneruar te ardhura per projekte me interes lokal.

Zgjidhja u gjet me nje kosto shume te ulet dhe pa asnje perplasje civile apo qefmbetje. Parku i Butrintit prodhoi nje seri “stikers” per te gjitha automjetet e banoreve te zones si dhe nje “stiker” te vecante per cdo banor. Ne kete menyre te gjithe banoret e zones hynin dhe dilnin pa asnje problem ne territorin e Parkut. Nderkohe nje tarife modeste u vendos per te gjitha makinat qe futeshin ne Parkun e Butrinti per te vizituar Qendren Arkeologjike. Ne fund te cdo sezoni turistik, Parku i Butrintit shperndante nje fletepalosje ku nder te tjera tregonte shifrat e vizitoreve ne Park, te ardhurat nga makinat qe futeshin ne Park dhe projektet e vogla qe financoheshin nga ky fond. Ne kete menyre jo vetem nuk pati asnje lloj problemi me banoret por ata shikonin me syte e tyre se kjo tarife po perdorej per permiresimin e nevojave te tyre ne territorin e Parkut.

Mund te them psh financimin e lerave te ujit per bagetite, krijimin e shtigjeve turistike ne Park. urat prej druri ne kanalet kulluese, gardhet per te mbrojtur ullishtet nga bagetite etj . Shpresoj se kushdo qe i lexon keto rradhe dhe eshte banor i zonave prane BUtrintit i mban mend keto punera te vogla por shume te rendesishme. I gjithe ky shpjegim per te thene se nuk ka arsye te krijohen perplasje me banoret per nje ceshtje te tille kur fare mire ata mund te jene mbeshtetesit me te forte te kauzave te mbrotjes se Parqeve. Fund i fundit kush i mbron keto Parqe banoret lokale apo burokrati i rradhes qe ulet ne ate karrike ku shpesh nuk e ka idene se per cfare eshte ulur aty?

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative. Pas protestës, Ministria ka bërë me dije se tarifa do vendoset vetëm për turistët.

Etiketa: Divjakaparkutare

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
‘Plas’ në Kuvend, Shehaj-Gjiknurit: Je hajdut

'Plas' në Kuvend, Shehaj-Gjiknurit: Je hajdut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com