Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos derdhë asnjë pikë gjaku të shqiptarëve, për të zgjatur pushtetin e tij.
Sipas Günther Fehlinger-Jahn, Europa do të ndërhyjë në Shqipëri siç ndërhyri në Serbi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta.
“Zgjidhja duhet të vijë nga kutitë e votimit. Rama është bërë gati për një proces tjetër elektoral farsë, ku kaloi reformën territoriale dhe atë elektorale dhe një formulë aspak të favorshme për të tjerët por dhumë të favorshme për të për të qëndruar në pushtet. Europa ndikoi dhe garantoi zgjedhje të lira dhe të drejta në Serbi, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri.
Gjithçka duhe të kaloi nëpërmjet kutisë së votimit. Ndërkohë që Rama është i palëvishëm nga pozicioni i tij por sigurisht që Europa do të ndërhyjë. Ne i duam të gjithë shqiptarët. Ne i kemi bërë thirrje Ramës që të mos derdhë asnjë pikë gjaku shqiptari për të qëndruar akoma në pushtet“, u shpreh ai.










Discussion about this post