GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autorët e ndoqën më këmbë dhe e qëlluan, shoqërohen 17 persona për vrasjen e Rakip Rolit

11:15 - 11/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Autorët e ndoqën më këmbë dhe e qëlluan, shoqërohen 17 persona për vrasjen e Rakip Rolit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 17 persona janë shoqëruar sot në komisariat pasi do të merren në pyetje për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e djeshëm në Laç. Burime bëjnë më dije se autorët e kanë ndjekur më këmbë Rolin derisa e kanë qëlluar dhe siguruar që ai është vrarë. Roli ka tentuar të largohet pasi konstatoi atentatorët, por nuk ia doli dot.

Në vendin e krimit nuk ka kamera sigurie, çka e bën më të vështirë zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Sakaq deri tani, dy janë autorë të dyshuar për vrasjen të babë e bir të cilët janë shpallur në kërkim kombëtar.

Si ndodhi vrasja?

Biznesmeni me dy emra Rakip Roli aka Pilot Roli 55- vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit në Sanxhak të Laçit. Gijotina.com raporton se dy autorë i kanë zënë pritë më këmbë teksa viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij.

Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku nga krahu i pasagjerit, ku 7 plumba shkaktuan vdekjen e menjëhershme të biznesmenit. Fillimisht makina e viktimës tip “Audi Q7” është përplasur me një automjet tjetër e më pas ka përfunduar në kanal.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar.

E shkuara e Rakip Rolit

Policia po heton për të shkuarën e 55- vjeçarit i cili rezulton me precedentë penale. Dhjetë vite më parë përkatësisht në vitin 2011 Roli është arrestuar, pasi është përfshirë në një konflikt me një 22- vjeçar duke e plagosur. Sakaq edhe dy djemtë e tij Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në 2017. Biznesmeni që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Laç njihej edhe si “Piloti”. Burime pranë gijotina.com bëjnë me dije se viktima merrej me tregëti, materialesh ndërtimi.  

Lidhja e tij me emrat e krimit

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli në Laç, është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepaj i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujur Lika. Gjithashtu është dhe vëllai i Myslim Likës i plagosur në Mamurras.

Ilir Xhepaj dyshohet se organizoi atentatin duke përdorur si vrasës me pagesë Eduart Lamajn. Ai dyshohet se se ka qenë pjesë e skuadrës, prej 4 personash të veshur si policë, që ekzekutuan me 20 plumba, Bujar Hasanin (Lika) dhe Paulin Gjergjin (Markaj). Nuk dihet ende nëse Ilir Xhepaj dhe viktima Bujar Hasani, kanë pasur një lidhje miqësie me njëri-tjetrin, kjo pasi të dy personat, para se të ndryshonin mbiemrin, mbanin të njëjtin (Lika).

Pista e hetimit

Pista kryesore e hetimit për vrasjen biznesmenit Rakip Roli aka Pilot Roli mëngjesin e sotëm në Laç, janë konfliktet e djemve pak ditë para se të ndodhte vrasja. Konflikti dyshohet se lidhet me çështjet e pronësisë. Po ashtu dyshohet se lidhja e viktimës me emrat e njohur të krimit si Ilir Xhepaj “tmerri” i Mamurrasit dhe i akuzuar për vrasje, mund të jetë shkak i atentatit të sotëm.

Etiketa: LacVrasje

Lajme të lidhura

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin
Aktualitet

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin

19:26 - 06/03/26
Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan

18:37 - 06/03/26
Skandali i hakerimit të SPAK, dosja ndaj ish-drejtorit të Burgjeve dhe dy të tjerëve shkon në gjyq
Aktualitet

Skandali i hakerimit të SPAK, dosja ndaj ish-drejtorit të Burgjeve dhe dy të tjerëve shkon në gjyq

18:00 - 06/03/26
Para
Kuvendi i Berishës, mesazhi i Jozefina Topallit

Kuvendi i Berishës, mesazhi i Jozefina Topallit

Discussion about this post

TË FUNDIT

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com