GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autoritetet e Vlorës: Dyshohet se është i qëllimshëm zjarri që dogji varrezat në Hoshtimë

20:00 - 29/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet e Vlorës: Dyshohet se është i qëllimshëm zjarri që dogji varrezat në Hoshtimë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zjarr i madh është ndezur në fshatin Hoshtimë të Vlorës, i cili ka djegur varrezat aty pranë. Flakët janë shtrirë deri fare pranë disa shtëpive në zonë, duke rrezikuar seriozisht banorët dhe pronat e tyre, ndërsa është përhapur edhe në ullishte. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë

Policia ka larguar të gjithë qytetarët që jetojnë në banesat e rrezikuara nga flakët në Hoshtimë. Po ashtu, fshatarët kanë zhvendosur bagëtitë nga stallat.

Në vendngjarje kanë mbërritur deri tani të paktën 9 mjete zjarrfikëse (4 nga Vlora, 1 nga Fieri, 1 nga Himara, 1 nga Berati, 1 nga Elbasani, 1 nga Pshalimani) helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po hedh ujë nga lart mbi flakët, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Robert Skëndaj nga emergjencat civile, Prefektura Vlorë, thotë se zjarri në fshatin Hoshtimë është vënë nën kontroll.

“Zjarri është normalizuar falë ndërhyrjes nga ajri dhe forcave nga bashkitë fqinje, të cilat kanë ardhur në ndihmë.Dyshimet e para hidhen për një zjarr të ndezur në varreza, bërë shkak për t’u përhapur në gjithë fshatin Oshtimë e më pas, i favorizuar nga era e fortë, drejt Kerkovës”,- tha Skëndaj.

“90% e zjarreve janë të qëllimshme”. Kështu ka deklaruar prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi.

Nesturi u shpreh se ka qenë një reagim i menjëhershëm nga të gjitha strukturat, edhe nga bashkitë e tjera të cilat kanë dhënë ndihmën e tyre, pasi zjarri rrezikoi banesa në Hoshtimë, Kerkovë dhe Bestrovë.

Prefekti ka kërkuar një reagim më të ashpër ndaj piromanëve që vendosin zjarre dhe shkaktojnë situata të tilla.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, thotë se ekzistojnë dyshime se zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe jo të vogël në fshatin Hoshtimë, të ketë nisur nga varrezat e kësaj zone.

“Të gjitha strukturat në terren për menaxhimin e situatës. Zjarri dyshohet se ka ardhur nga varrezat e Hoshtimës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse, Policia dhe forcat e armatosura dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat, ndërsa nëse mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor, këtë do ta përcaktojnë hetimet”,- tha Dredha.

Etiketa: ermal dredhazjarri

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Shkëndijë elektrike dhe shpërthim në qendër të Shëngjinit, ndërpritet energjia

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim në qendër të Shëngjinit, ndërpritet energjia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com