GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

‘Autostrada e Paqes’, Vuçiç inaguron kilometrat e para Nish-Durrës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Autostrada e Paqes’, Vuçiç inaguron kilometrat e para Nish-Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të Autostradës së Paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës.

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd,rtisement –

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, theksoi ai.

Siç theksoi ai, rruga duhet të jetë “rrugë e paqes, stabilitetit dhe pajtimit dhe për këtë ka marrë emrin Autostrada e Paqes”.

“Seksioni prej 5,5 kilometrash që hapëm sot është segmenti i parë i një projekti shumë më të madh që do të lidhë Nishin dhe qytetet e tjera në këtë pjesë të Serbisë me detin Adriatik përmes Durrësit”,

Vlera e gjithë projektit pritet të jetë rreth 650 milionë euro. Kostoja e seksionit Nish-Ploçnik prej 33 kilometrash, e vlerësuar në 255 milionë euro, financohet me një grant nga Bashkimi Evropian (BE) me vlerë mbi 40 milionë euro.

Kontrata për këtë pjesë të parë të autostradës u nënshkrua në shtator 2021 gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Mbi 180 milionë euro janë siguruar me kredi të favorshme nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga buxheti i qeverisë serbe.

“Autostrada e Paqes” është një nga projektet kryesore në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Autostrada e Paqes” ishte edhe pjese e marrveshjes mes Serbise dhe Kosoves nenshkruar ne shtepine e bardhe ne 2020 dhe per ndertimin e se ciles krahas BE do te ndihmoni dhe SHBA Pjesa qe lidh piken kufitare mes kosoves dhe Serbise, Merdare deri ne prisahtine me gjatesi 27 km  Sipas Qeverisë së Kosovës, ka nje kosto prej rreth 240 milionë euro

“Lajm i madh! Me inaugurimin e pjesës së parë të seksionit Nish-Merdare të Autostradës së Paqes, ne lidhim njerëzit dhe biznesin në jug të Serbisë. Ky është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. BE po investon dhe më shumë do të investojë” shkroi në një postim në Twitter Komisioneri Varhely.

 

Etiketa: AutostradaVucic

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Ligji gjerman nuk u njeh ministrave pushime vjetore

Ligji gjerman nuk u njeh ministrave pushime vjetore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com