GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avioni ”misterioz” i Vermoshit, kush është personi që licencoi dy të tillë nga AAC

13:37 - 09/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëzohet një avion në Livadhet e Vermoshit, ja dyshimet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avioni i rënë në datën 4 tetor, i paregjistruar dhe i dyshuar se është montuar brenda territorit të vendit duket se ka ngritur një sërë pikëpyetjesh. Montimi i avionëve të vegjël në vendin tonë dhe më pas regjistrimi i tyre ka ekzituar edhe me herët.

Disa vjet më parë në Autoritetin e Aviacionit Civil është depozituar kërkesa për lincesim i dy avionëve të vegjël, të njëjtë me atë që u rrëzua në Vermosh. Këto dy avionë i përkasin shtetasit Besnik Likollari. Fax News ka siguruar dokumentin ku është bërë kërkesa për regjistrim. Gjithashtu i njëjti individ ka bërë kërkesë për regjistrim edhe për një avion të tretë, një vit më parë, por që është refuzuar nga AAC për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Sipas procedurës për regjistrim avioni, Autoriteti i Aviacionit ka zbatuar ligjin, por pyetja është, a ka njoftuar policinë e shtetit për prezencën e një mjeti fluturues në territorin e vendit, dhe që nuk është i regjistruar?

A ka bërë Autoriteti i Aviacionit civil kërkesë për sekuestrim mjeti, pikërisht të avionit që nuk i dha lejen, për shkak të dokumentacionit? Fax News ka dërguar një kërkesë ndaj Autoriteti të Aviacionit Civil pikërisht për të dhëna që duhet të ketë ky institucion për avionin që u rrëzua në Vermosh. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Por pyetja që kemi është: A ka bërë hetime mbi faktin që avioni që u rrëzua a është i njëjti që kërkoi të licencohej?

Nga ana tjetër, fakti që në Shqipëri mund të montohen dhe çmontohen avionë duket shumë e realizueshme. Në një koment në facebook, Besnik Likollari, që është edhe posedues i dy avionëve të vegjël të regjistruar në AAC, është shprehur për një ngjarje:

Për një emision për shtetin, me leje nga shteti, nisem nga Aeroporti i Kukësit për në Vlorë, e mbas një udhëtimi të bukur Kukës- Milot – Kep Rodoni – Vlorë, ulemi normalisht në një fushë me bar ku vazhdojmë punën. Pas 10 min mbërrin policia e shtetit, e cila nuk e kishte parë lejen dhe na sekuestron avioni dhe e vesh skene krimi. pasi i japim policisë nr protokolli të lejes, e gjejnë gjë, na kthejnë avionin.

Pasi ikën policia disa civilë na sekuestrojnë avionin madje dhe Range Roverin, pasi paskeshim parkuar, avion plus makine në zonë ushtarake. Edhe pse zona ushtarake nuk kishte asnjë shkronjë lajmëruese, asnjë tel me gjemba, veçse bar të thatë, ne e pranuam që këtu ishte zonë ushtarake. Pastaj edhe këta na zhbllokuan pasi kishim përsëri leje dhe dokumente. Pasi kishte rënë muzgu nuk mund të fluturonim në kthim në aeroport Kukës e kështu zbërthyem avionin, hoqëm benzinën dhe e dërguam në magazinë Tiranë.

Edhe pas kaq ditësh, kur kërkimet vijojnë për të kapur pilotin dhe pasagjerin, lind nevoja për një heim gjithëpërfshirës. Si hyri avioni i paregjistruar në Shqipëri? Nëse ka hyrë pjesë pjesë, si është doganuar? Pse nuk u kap nga radarët? Pse nuk u aktivizua divizioni i kërkim shpëtimit? A është ende në territor avioni që nuk u licencua dhe a është i njëjti avion me atë që u rrezua?

Autoriteti i Aviacionit civil ka detyrimin ligjor të jetë transparent./Faxweb

Etiketa: avioni vermoshkronike

Lajme të lidhura

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës
Aktualitet

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia
Aktualitet

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25
Para
Digjet makina në oborrin e banesës në Korçë, dyshimet e pronarit: Zjarri në makinë…

Djegia e makinës në Korçë, zbardhen shkaqet

TË FUNDIT

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

21:22 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com