GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i Gleard Gushollit : Prej 6 muajsh pinte antidepresivë…

09:25 - 19/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunoi barbarisht 28-vjeçaren, kërkohet burg për Gleard Gushollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili mbajti peng në banesë dhe dhunoi bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, u njoh këtë të martë në gjykatën e Tiranës me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa, dy vëllezërit, Bledi dhe Erlin Kateshi, Besmir Nurçellari dhe ish-futbollisti Arjan Sheta u liruan nën masën e detyrimit për paraqitje, pasi ndaj tyre rëndonin akuzat e moskallëzimit të krimit dhe dhënies ndihmë të autorit të dhunës.

Në seancën me dyer të mbyllura, prokuroria tha se ndaj 31-vjeçarit janë ngritur akuzat e dhunës në familje, nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. Akuza për Gushollin u ashpërsua sepse në fillim ai u akuzua për plagosje, por për shkak të marrëdhënieve të bashkëjetesës, prokuroria tha se duhet të përgjigjej për dhunë në familje.

Avokati i Gushollit pretendoi se i mbrojturi prej tij prej gjashtë muajsh përdorte antidepresantë, e për këtë shkak nuk ka qenë tërësisht i ndërgjegjshëm në veprimet e tij. Mbrojtësi arsyeton gjithashtu se edhe vajza e ka dhunuar Gushollin nën efektin e lëndëve narkotike. 28-vjeçarja ka shpjeguar për policinë se nën kërcënim e shantazh është detyruar edhe të konsumojë lëndë narkotike, pasi nuk kishte rrugëdalje.

28-vjeçarja u shpreh se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa vetë ajo për t’i shpëtuar dhunës ka te tentuar edhe vetëvrasjen. E reja e cila punonte si infermiere në Gjermani braktisi jetën e saj atje dhe nisi bashkëjetesën me 31-vjeçarin, i cili sipas saj e dhunonte sistematikisht. Aktualisht vajza ka lënë spitalin e Traumës dhe është rikthyer pranë të afërmve të saj.

Etiketa: antidepresivgusholli

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Restoranti me gatime shqiptare, ndër 100 më të mirët në New York

Restoranti me gatime shqiptare, ndër 100 më të mirët në New York

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com