GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i Popullit, Pampuri kundër Bardhit: S’ke autorizim për pazare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati i Popullit, Pampuri kundër Bardhit: S’ke autorizim për pazare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të deputetëve demokratë, megjithëse nuk njihet në këtë funksion nga grupimi i Lulzim Bashës, shprehu gadishmërinë për nisjen e dialogut me mazhorancën socialiste, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Por kjo kërkesë e Bardhit duket se nuk është mbështetur nga grupimi Basha, i cili përmes deputetes Oriola Pampuri, e cila mban funksionin e nënkryetares së PD së vulës, shprehet se kjo parti nuk ka mandatuar askënd për nisjen e negociatave.

“Nuk kemi autorizuar askënd për të nisur negociata për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues sic është edhe Avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus të gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqesoje dhe mbrojë më mirë interesat tyre”, thuhet në reagimin e Pampurit.

Dhe referuar asasj që ndodh në opozitë, duket se PS apo Kryeministri Edi Rama ka luksin që të zgjedhë se me cilin nga grupimet do të hyjë në negociata, qoftë edhe formale, për të zgjedhur një kandidat të paracaktuar, apo një emër që lehtësisht mund të vihet në kontrollin e Qeverisë.

Postimi nga Orjola Pampuri

Sqarim publik!

Mediat kane shperndare sot nje njoftim sipas te cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kerkuar Lindita Nikollit dhe Bledar Cucit, te negocioje per zgjedhjen e Avokatit te Popullit.

Sqarojme opinionin publik, se Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj ligjore ne institucionin e Kuvendit, nuk kane shprehur asnje qendrim e as kane autorizuar ndokend qe jashte vullnetit politik te saj te neperkembe qendrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashke me te edhe te kompromentoje legjitimitetin e zgjedhjes se nje institucioni te pavarurur kushtetues sic eshte Avokati i Popullit.

Asnje perpjekje apo shfaqje vullneti per tu futur ne pazare politike nen petkun e negociatave nuk eshte qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.

Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues sic është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetem politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqesoje dhe mbrojë më mirë interesat tyre

PDSH denoncon e refuzon cdo pazar te maskuar si negociate. Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figures, personatitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individeve te ndryshëm për qellime dhe interesa qe nuk lidhen ne demokratet dhe PDSH.

Cdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, perben mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha eshte sherbimi me i keq qe mund ti behet publikut.

Orjola Pampuri

Nenkryetare e PD

Zedhenese e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.

Etiketa: avokati i popullitBardhiPAMPURIPDperplasje

Lajme të lidhura

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë
Aktualitet

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

14:51 - 15/09/26
Operacioni “Pikat” në Durrës, arrestohet 21-vjeçari me qindra doza heroine e kokaine
Aktualitet

Operacioni “Pikat” në Durrës, arrestohet 21-vjeçari me qindra doza heroine e kokaine

14:02 - 15/09/26
Kishte 46 precedentë penalë dhe tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 64-vjeçari shqiptar në Spanjë
Aktualitet

Kishte 46 precedentë penalë dhe tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 64-vjeçari shqiptar në Spanjë

13:54 - 15/09/26
Para
Çfarë po ndodh? Lideri çeçen në gjendje kritike

Çfarë po ndodh? Lideri çeçen në gjendje kritike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë
Aktualitet

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

14:51 - 15/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se SPAK-u duhet të shkrihet, pasi sipas tij Struktura e Posaçme kundër...

Lexo më shumë
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Operacioni “Pikat” në Durrës, arrestohet 21-vjeçari me qindra doza heroine e kokaine

Operacioni “Pikat” në Durrës, arrestohet 21-vjeçari me qindra doza heroine e kokaine

14:02 - 15/09/26
Kishte 46 precedentë penalë dhe tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 64-vjeçari shqiptar në Spanjë

Kishte 46 precedentë penalë dhe tentoi t’i arratisej policisë, arrestohet 64-vjeçari shqiptar në Spanjë

13:54 - 15/09/26
Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, shqiptarët bëjnë thirrje për marshim masiv më 20 shtator

Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, shqiptarët bëjnë thirrje për marshim masiv më 20 shtator

13:22 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com