GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i zyrtarit të financave: Prokuroria shkeli Kushtetutën

12:44 - 12/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokati i zyrtarit të financave: Prokuroria shkeli Kushtetutën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Genci Gjokutaj, avokati mbrojtës i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave tashmë të arrestuar, Arlind Gjokutajt hedh akuza se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Avokati shprehet se kërkesa e prokurorit të çështjes për të lënë në burg të akuzuarin është bërë pa u ballafaquar në asnjë moment me Gjokutajn, ndërsa e akuzon Prokurorinë se njoftimi përmban elementë të pavërtetë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutajt së bashku me një drejtor të këtij institucioni dhe një përmbarues privat, janë arrestuar për shpërdorim detyre duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Postimi i plotë i avokatit:

Te nderuar qytetare!
Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte:
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.
Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh!
Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates!
Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter.
Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar.
Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme!
Avokatet Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se Gjokutajt, Fatmir Hoxha, Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore dhe Alban Ruli përmbarues privat duke shpërdoruar detyrën kompensuan për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër një person I identifikuar si Ilir Thana I cili u arrestua në dhjetor të vitit 2022.

Godina sipas prokurorisë iu shit të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Etiketa: financaGjokutajHazizajzyrtare

Lajme të lidhura

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’
Aktualitet

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori
Aktualitet

Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

21:03 - 04/03/26
Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë
Aktualitet

Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë

19:26 - 04/03/26
Para
Porositë e Ramës për policinë, nga Vis Martinaj te korrupsioni

Porositë e Ramës për policinë, nga Vis Martinaj te korrupsioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish
Breaking Views

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish

22:59 - 04/03/26

Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë...

Lexo më shumë
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

22:20 - 04/03/26
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

21:03 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com