GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Avokati i Popullit, gratë ankohen për të drejtat e fëmijëve, burrat për pronat

07:41 - 13/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati i Popullit, gratë ankohen për të drejtat e fëmijëve, burrat për pronat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në morinë e ankesave që u drejtuan të Avokati Popullit gjatë vitit 2020 rreth 1770 të tilla, burrat ankoheshin për çështjet e pronësisë dhe gratë për të drejtat e fëmijëve, raportoi INSTAT.

Ankesa të paraqitura nga burrat për pretendim shkeljeje të së drejtave ishin 868 ankesa gjithsej ose 49,0% e totalit dhe 367 ankesa ishin paraqitur nga gratë ose rreth 20,7% e totalit.

Në totalin e ankesave për pretendim shkeljeje të së drejtave, shumica e tyre i përkasin të drejtave në grupin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore etj.

Sipas llojeve të ankesave, INSTAT përllogarit se burrat kanë paraqitur më shumë ankesa për shkelje të së drejtës së pronës (23,3%) dhe të së drejtës për një proces të rregullt ligjor (20,0%).

Ndërsa gratë kanë paraqitur më shumë ankesa për shkelje të së drejtës për fëmijën (20,4%) dhe të së drejtës për pronën (19,9%).

Gjatë vitit 2020 janë trajtuar 390 ankesa lidhur me të drejtën e fëmijës, prej të cilave 17,4% e ankesave janë paraqitur nga burrat, 19,2% nga gratë.

Gjatë vitit 2020 janë trajtuar 323 ankesa që lidhen me të drejtën e pronës, prej të cilave 62,5% janë paraqitur nga burrat, 22,6% janë paraqitur nga gratë.

Në totalin e ankesave të paraqitura, pretendimet për shkelje të së drejtës së pronës  përbëjnë grupin e dytë të të drejtave me më shumë ankesa të paraqitura.

Në totalin e ankesave të paraqitura, e drejta për një proces të rregullt ligjor përbën grupin e tretë të të drejtave me më shumë ankesa të paraqitura (12,6%).

Gjatë vitit 2020 janë trajtuar 95 ankesa që lidhen me të drejtën e personave të privuar nga liria, prej të cilëve 93,7% janë paraqitur nga burrat dhe 6,3% janë paraqitur nga gratë. Numri më i madh i ankesave ka të bëjë me cilësinë e shërbimit shëndetësor; refuzimin e kërkesës për të përfituar leje shpërblyese; zvarritjen e procedurës për të shkuar me leje shpërblyese; zvarritjen e procedurës për t’u transferuar.

Në raport me popullatën në burgje rezultojnë më shumë ankesa të paraqitura nga gratë, në ndryshim nga ajo që tregon numri absolut. Kështu, nga totali i burrave të burgosur, 2,0% e tyre kanë paraqitur ankesa, ndërkohë nga totali i grave të burgosura, 10,5% e tyre kanë paraqitur ankesa./MONITOR

Etiketa: avokati i popullitburrate drejta

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Shqipëria në mesin e 10 vendeve ndaj të cilave Gjermania lëshoi më shumë viza pune gjatë pandemisë

Shqipëria në mesin e 10 vendeve ndaj të cilave Gjermania lëshoi më shumë viza pune gjatë pandemisë

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com