GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Avullojnë paratë e tenderëve/ Entet publike kanë shkaktuar 23 miliardë lekë dëme në 4 muaj

12:30 - 08/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Avullojnë paratë e tenderëve/ Entet publike kanë shkaktuar 23 miliardë lekë dëme në 4 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare dhe institucionet publike janë ato që po shkatërrojnë buxhetin e shtetit dhe po rrënojnë ekonominë shqiptare.

Ata kanë nisur nga shkeljet dhe vjedhjet që në ditën e parë të këtij viti. Madje në raportin e publikuar sot Kontrolli i Lartë i Shtetit tregon se kanë bërë kërdinë, duke shkaktuar 23 miliardë lekë dëm ekonomik, që bien si barrë mbi qytetarët shqiptarë.

Nga këto KLSH raporton se 875 milionë lekë janë dëme ekonomike të shkaktuara dhe 22 miliardë lekë janë humbje nga keqmenaxhimi i fondeve publike.

“Gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit. Për total vlerën 2,311,028 mijë lekë. nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87,583 mijë lekë. Dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2,223,445 mijë lekë”, thuhet në raportin e KLSH.

Ndërkaq theksohet se nga 875 milionë lekë dëme, 470 milionë janë shkaktuar nga paaftësisa e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Ndërsa 380 milionë lekë nga punime që janë kryer shkel e shko dhe nuk janë monitoruar siç duhet.

“Vlera prej 47,987 mijë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A. Për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri. Dhe vlera prej 38,051 mijë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve (si psh diferenca në volumin e punimeve. Zëra të paverifikueshëm punimesh, etj) në 5 subjekte”, përcakton KLSH.

Tenderët bëjnë kërdinë

Më tutje në raport evidentohet se përmes tenderëve institucionet publike po vjedhin më shumë. Konkretisht nga vlera 22 miliardë lekë, 99% të dëmit e kanë shkaktuar procedurat prokuruese. Ndërsa një dëm të madh ekonomik e kanë sjellë dhe paaftësia në menaxhim nga disa bashki në vend, ku kryeson Kamza me 6 miliardë lekë (të vjetra)

Gijotina.com ka denoncuar shpeshherë tenderët në shkelje ligjore që ka zhvilluar Rakip Suli që në fillim të këtij viti, deri në prag të fushatës elektorale.

“Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”. Ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore. Më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631,061 mijë lekë), Belsh (108,398 mijë lekë), Lezhë (402,195 mijë lekë) dhe Vau i Dejës (195,912 mijë lekë)”, përcaktohet në raport.

Këto të dhëna janë të frikshme në katër muaj, dhe na tregojnë se shifra e vjedhur do të rritet shpjet në muajt e ardhshëm. Kështu shohim qartë se ku shkojnë fondet që duhet të investoheshin për qytetarët.

Esmeralda Hida

 Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzimKLSHraporttender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Sekuestrohen 745 kg kokainë në portin e Kroacisë

Sekuestrohen 745 kg kokainë në portin e Kroacisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com