GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Azerbajxhani kryen operacion të madh ushtarak (VIDEO)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Azerbajxhani kryen operacion të madh ushtarak (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet armene kanë raportuar një përshkallëzim të madh të konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakhut, pasi shteti i Azerbajxhanit nisi një ofensivë kundër rajonit, i cili është pjesë e tij, por është i populluar kryesisht nga armenë.

Azerbajxhani njoftoi më herët sot se po fillonte “masa anti-terroriste të natyrës lokale” në Nagorno-Karabakh.

Ky rajon është një enklavë malore e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është e banuar kryesisht nga popullsia armene, e cila u shkëput nga kontrolli i Azerbajxhanit në fillim të viteve të 90-ta për shkak të luftës.

Autoritetet e Azerbajxhanit njoftuan se po sulmonin njësitë ushtarake në përgjigje të “provokimeve terroriste”. Ata publikuan pamjet e “masave antiterroriste”.

“Granatimi sistematik i pozicioneve të ushtrisë azere nga formacionet e forcave të armatosura armene me armë të kalibrave të ndryshëm, vazhdimi i minimit të territoreve tona, forcimi i mbështetjes inxhinierike në pozicionet luftarake, si dhe rritja e numrit të llogoreve dhe strehimoreve në Karabakh, rajoni i Azerbajxhanit, në muajt e fundit kanë përshkallëzuar më tej tensionet”, u tha nga azerët.

“Në lidhje me këtë, ne vërejmë gjithashtu përcaktimin e pozicioneve luftarake për personelin ushtarak, automjetet e blinduara, artilerinë dhe armët e tjera të zjarrit, duke i sjellë njësitë në një nivel të lartë të gatishmërisë luftarake, duke krijuar njësi shtesë mobilizimi, duke zgjeruar aktivitetet e zbulimit drejt njësive të ushtrisë azere, si dhe depërtimi në thellësi të pozicioneve tona për kryerjen e operacioneve zbulues-sabotazhi duke rikujtuar zonat tashmë të çminuara dhe rrugët e përdorura për qëllime civile”, njoftuan ata.

Për më tepër, Baku zyrtar pretendoi se do të ofrojë “korridore humanitare” për civilët.

“Civilët mund të largohen nga Karabakhu përmes korridoreve humanitare përgjatë rrugës Lachin, e cila të çon në Armeni dhe në drejtime të tjera”, u tha nga Baku.

“Paqja mund të arrihet vetëm pasi ushtarët armenë të largohen nga zona dhe qeveria lokale të shpërndahet”, tha Ministria e Punëve të Jashtme në Baku.

Etiketa: Azerbajxhani

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Arrestohen shpërndarësit e kokainës në Korçë (Emrat)

Gjendet i pajetë 47-vjeçari, dyshohet se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit
Sport

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit

12:11 - 29/11/26

Në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin, në qytetin e Shkodrës u zhvillua Kupa e Miqësisë, një aktivitet sportiv që...

Lexo më shumë
Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital

11:52 - 29/11/26
“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com