GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Azilkërkuesit/ Finlanda mbyll tri pika të tjera kufitare me Rusinë

09:05 - 24/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Azilkërkuesit/ Finlanda mbyll tri pika të tjera kufitare me Rusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsyeja për mbylljen e pikave kufitare me Rusinë është rritja e numrit të azilkërkuesve nga vende të treta që kalojnë kufirin Rusi-Finlandë.

Qeveria finlandeze beson se Rusia po i sjell ata me qëllim. Kush dëshiron të shkojë nga Rusia në Finlandë duhet të përgatitet mirë për të ftohtin dhe dimrin. E vetmja pikë kufitare që do të jetë vazhdojë të jetë e hapur për automjetet në ditët në vijim gjendet në veri të Rrethit Polar Arktik.

Drejtoria e Kufijve njoftoi se në zbatim të vendimit të qeverisë pikëkalimet kufitare në Salla, Kuusamo dhe Vartius  do të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën pak para Krishtlindjeve. Qeveria finlandeze njoftoi se nga sot, për automjete që vijnë nga Rusia do të jetë i hapur vetëm kalimi Raja-Jooseppi në Lapland në veri të Rrethit Polar Arktik. Aty mund të dorëzohen edhe kërkesa për azil. Ky rregull vlen deri më 23 dhjetor.

Rritje e numrit të azilkërkuesve nga vende të treta

Javët e fundit rojet kufitare finlandeze kanë regjistruar një rritje të madhe njerëzish, me origjinë kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët kanë hyrë me biçikleta dhe pa dokumentet e nevojshme nga Rusia në territorin e Finlandës dhe kanë kërkuar azil në Finlandë.

Sipas të dhënave të qeverisë që nga fillimi i gushtit janë regjistruar rreth 700 vetë. Javën e kaluar qeveria finlandeze mbylli edhe katër pika kufitare në juglindje të vendit, të cilat mund të arrihen me lehtësi nga metropoli rus i Shën Peterburgut.

Helsinki zyrtar e akuzon Rusinë se ndryshe nga më parë i lejon tani njerëzit të hyjnë në Finlandë pa dokumente të vlefshme.

Kryeministri Petteri Orpo e cilësoi mbylljen e pikave kufitare si një sinjal të qartë për Moskën, se Finlanda nuk do ta pranojë një gjë të tillë. “Rusia që e shkaktoi dhe e lejoi këtë situatë, është gjithashtu në gjendje ta zgjidhë atë”, u tha ai gazetarëve.

Rusia akuzon Finlandën për “rusofobi”

Guvernatori i rajonit verior rus të Murmanskut, Andrei Tshibis, përsëriti edhe një herë në kanalin e tij në Telegram kritikat e Moskës për mbylljen e kufiri tdhe e quajti këtë vendim si provokues. Në të njëjtën kohë ai pranoi se në anën ruse të kufirit ishin mbledhur shumë të huaj që donin të hynin në Finlandë. Sipas tij një ditë më parë kufitarët rusë kishin parandaluar një tentativë të tyre për të kapërcyer kufirin.

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve Frontex planifikon të dërgojë nga java e ardhshme në Finlandë 50 oficerë kufitarë si dhe automjete patrullimi shtesë për të ndihmuar për regjistrimin e emigrantëve, kontrollimin e dokumenteve dhe apo për përkthyer. Frontex-i ka aktualisht dhjetë oficerë kufitarë në Finlandë. /DW

Etiketa: finlandaRusia

Lajme të lidhura

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni
Aktualitet

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Para
Tokio zhvillon Kampionatin e parë Botëror për mbledhjen e plehrave

Tokio zhvillon Kampionatin e parë Botëror për mbledhjen e plehrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni
Aktualitet

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Thumanë–Milot. Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili...

Lexo më shumë
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com