GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Baba Vangat e banaqeve televizive

19:35 - 23/11/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Baba Vangat e banaqeve televizive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Biseda televizive të mbrëmjes do të ishin shumë të mërzitshme nëse do të mungonin një racë e veçantë “analistësh” të pajisur me aftësinë e rrallë për të parashikuar me saktësi të ardhmen!

Me një urrejtje për t’u patur zili për faktet, dokumentet, informacionin dhe analizën, fallxhorët bëjnë që Nostradamus të duket si nxënës i tyre.

Çdo mëngjes, drekë dhe mbrëmje, ekspertë turlifarëlloj, herë me xhaketë “avokati” e herë me këmishë analisti, me një siguri që ta jep vetëm padija kumtojnë profecite. Të verbër si baba Vanga, këta nuk kanë dhe nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç parashikimeve. Kur vjen puna te ngjarjet që kanë lidhje me politikën dhe drejtësinë, formula magjike që nxjerrin nga goja të pa mend: “mbani mend, shumë shpejt diçka e madhe do të ndodhë”. Dhe në Shqipëri jo diçka, por diçka shumë e madhe ndodh çdo ditë. “Do të vijnë ditë të zeza”…”Do ta shkoni, për momentin nuk mund të them më tepër”…Shikuesit të tronditur mendojnë të sigurojnë veten dhe familjen përballë hatasë që paralajmërohet se do të mbërrijë në vatrat e lashta arbnore.

Informacioni ka vite që ja ka lënë vendin imagjinatës, logjika spekullimit dhe orakujt me ndihmën e moderatorëve garantojnë çdo nate një atmosferë ku përrallat shiten si të vërteta dhe gënjeshtrat si shpallje nga Zoti.

“Do të ketë arrestime së shpejti” shpallin me siguri a thua se vetë Zoti u ka pëshpëritur në vesh emrat e të burgosurve të ardhshëm, por për t’i dhënë vetes më shumë rëndësi nuk i thonë emrat për 101 arsye dhe arsyeja e parë: nuk dinë asgjë! Politikanë, oligarkë, biznesmenë, banditë me uniformë, banditë pa uniformë, apo edhe vetë qeniet jashtëtokësore që sullen rrotull ndihen krejt të pasigurtë nga “parashikimet” ogurzezë që varen si shpata e Damokleut mbi kokat e tyre.

Ndërsa ditët ja lënë vendin javëve e javët muajve, parashikimet e llapaqenëve nuk dalin. Por nostradamusit janë sërish në qendër të vëmendjes: “prisni diçka do të ndodhë, FBI, NASA, TRUPA 300 e kanë në dorë situatën.” NATO do të ndërhyjë”.

Fallxhorët të divorcuar nga realiteti dhe e vërteta e kanë ngritur në art, paqartësinë. Aftësia për të renditur fjalë që asnjëherë nuk përfundojnë në një fjali të qartë është mbresëlënëse. Ndërsa përditshmëria ofron një pamje tjetër, asgjë nuk e ndal marshimin e nastradinëve drejt parashikimeve të radhës. Kur ndonjëri si pula qorre kap ndonjë kokërr gruri, nisin daullet e madhështisë…

Në banaqet ku kërcejnë tango fantazia dhe marrëzia, fallxhorët janë ata që kanë aftësinë të shohin të ardhmen jo vetëm në filxhanin e kafes turke, por edhe në filxhanin e ekspresos.

Thonë se edhe ora e prishur dy herë në ditë tregon kohën e saktë. Do të ishte një mrekulli që baba vangat e darkës t’i ngjanin orës së prishur, atëherë do të ishin vërtet profetë. Ndërsa moderatoret që ftojnë “te dalët mendsh” për të dhënë mend… ka kohë që i kanë lëshuar pëllumbat.

Etiketa: baba vangatbanaqetDervishi

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Reperi Ergi Dini humbi jetën 7 vjet më parë, mesazhi prekës i motrës

Reperi Ergi Dini humbi jetën 7 vjet më parë, mesazhi prekës i motrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com