GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Babagjyshi” Llatja harxhon 125 MLN lekë për pemën e Vitit të Ri

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
“Babagjyshi” Llatja harxhon 125 MLN lekë për pemën e Vitit të Ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi ka “zgjidhur” çdo hall të qytetarëve elbasanas, kryebashkiaku Gledjan Llatja do të shpenzojë qindra milionë lekë për dekore e drita për festën e Vitit të Ri. Kryetari e sheh këtë moment njësoj si çdo rast tjetër për të përfituar nga buxheti. Këtë e tregon hartimi i tenderit me objekt “Blerje elementë dekori për festa”, me një fond të ekzagjeruar.

 

“Dita me diell duket që në mëngjes”, thotë popullit, dhe ky projekt duket që tani, ku shohim si do t’i mbyllë Llatja procedurat. Në dokumentin e publikuar thuhet se afati i fundit për të dorëzuar ofertat është 21 nëntor dhe po në atë ditë do të mbahet tenderi dhe do të shpallet fituesi. Çka të lë të kuptosh  që  fituesi është paracaktuar më kohë.

Ndërkohë, 125 milionë lekë është shpenzim luksi për drita, një pemë dhe topa ndriçues. Theksojmë se deri në vitin e kaluar këto materiale siguroheshim me një fond 85 milionë lekë. Nuk shpjegohet në dokument pse këtë vit e ka rritur dozën e shpenzimit Llatja, por shpërdorimi është i qartë.

Ja kështu e shpenzojnë pushtetin kryebashkiakët tanë! Do të ishte më mirë që Llatja të mendonte për të ndarë ndihma e dhurata për të varfrit në festat e fundvitit, sepse edhe zbukurimet e vjetshme mund të përdoren sërish në qytet.

Ndërkohë Llatja nuk merret me ndotjen e ambientit që po shkaktohet tek Metalurgjiku çdo ditë. Sidomos në dy ditët e fundit për shkak të zjarrit që shpërtheu atje, problemi po bëhet shqetësues për qytetin. Ndërsa kryebashkiaku u mjaftua vetëm me një postim në Facebook. E po është zënë Llatja, se po blen dritat e Vitit të Ri.

Etiketa: abuzimbabagjyshgledjan laltjapema e vitit te rishpenzimetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Nuk lejuan hyrjen e deputetëve, Berisha qorton Gardën: Gabim…

Nuk lejuan hyrjen e deputetëve, Berisha qorton Gardën: Gabim...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com