GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai i dy vëllezërve nga Elbasani: Djemtë bëjnë punë të ndershme, 14-vjeçarja i mori në qafë

16:10 - 08/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Babai i dy vëllezërve nga Elbasani: Djemtë bëjnë punë të ndershme, 14-vjeçarja i mori në qafë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zef Kovaçi, babai i dy vëllëzërve,Florenc dhe Mikel Kovaçi, një na të cilët ndërroi jetë dhe tjetri mbeti i plagosur mbrëmjen e së shtunës, ka reaguar në lidhje me krimin që ka shokuar opinionin publik.Ai është shprehur se nuk ka asgjë që mund të thotë për të kthyer sërish djalin e tij në jetë.

Lidhur me deklaratat e bëra nga 14-vjeçarja e cila akuzoi se dy djemtë e tij e shfrytëzonin prej një viti e gjysmë për të shitur lëndë narkotike, babai i dy vëllezërve i ka hedhur poshtë.Ai ka theksuar se fëmijët e tij kanë bërë punë të ndershme dhe nuk janë implikuar kurrë në të tilla punë.

“Nuk është e vërtetë, ta jap me bindje të plotë dhe jetë. Ata mund të bëjnë çfarë të duan edhe të më akuzojnë tani që djali im ka humbur jetën. Ishalla ti japi zoti jetë dhe të flisni me djalin (Mikelin). Ju lutem se prandaj kemi drejtësi. Nuk është e vërtetë kështu si flisni. Në radhë të parë djalin e kam shumë punëtorë, në këtë moshë që është sot. Do i merrni të dhënat.”

Zef Kovaçi ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë”. Sa i përket akuzave për shitje të lëndëve narkotike, Zef Kovaçi tha se djemtë e tij bënin punë të ndershme dhe nuk kishin asnjë lidhje me drogën. 

Lidhur me marrëdhënien e 14-vjeçares me djalin e tij Mikelin, ai tregon se ishte në dijeni për shoqërinë e tyre, por i kishte kërkuar djalin të hiqte dorë, teksa shprehet se është 14-vjeçarja që vrau djemtë e tij. Ai tha se ende nuk ka komunikuar me policinë në lidhje me ngjarjen pasi gjëja e vetme që ka bërë është nxjerrja e trupit të pajetë të njërit prej djemve të tij nga spitali, ndërsa tjetri lufton për jetën.

“Djali më tha që e kishte shoqe shkolle. I kam thënë që hiq dorë nga goca se kemi hallet problemet tona. Se mbase e dashuron dhe do ta marrë për nuse. Mikeli është 19 vjeç. Më hollësisht mund ti japi vajza dhe djali për këto muhabete, Mikelin shyqyr zotit e kam gjallë, nga goja e tij do nxjerri diçka, edhe nga ana e vajzës. Nuk di ta shaj atë vajzën… Unë si prind do jem shumë i drejtë, është gjynah dhe turp të diskutojmë. Ma futën djalin në dhe. Kjo 14 vjeçja është e vogël, por i vrau djemtë e mi. Unë nuk di gjë, nuk më ka sqaruar asgjë policia për këtë ngjarje. Vetëm kam nxjerrë djalin të vdekur nga spitali.

Mikelin e kam të sëmurë jashtë rrezikut për jetën. Goditjen e ka shumë të thellë. Në bisedën që dëgjova, jam tronditur jashtë mase tani që dëgjova vajzën. “

Zef Kovaçi gjithashtu ka rrëfyer një episod ku e ëma e vajzës rreth mesnatës është shfaqur në banesën e tij për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej diku tjetër.

“E ëma e vajzës më ka ardhur në orën 11 ose 12 të natës, Mikeli në dhomën e vet dhe kërkonin gocën. Gocën e kanë gjetur në vend tjetër. Më tha vetëm “më fal se e kam ditur që rri me Mikelin se janë shokë shkolle”. E kam shoqëruar deri në shtëpi dhe më kërkonte falje se më shqetësoi në mes të natës. Për më shumë se shokë nuk e di nëse kanë qenë. Po them vetëm se kur do ikte në shtëpinë e vet, i ra telefoni dhe vajza i tha “Jam te shtëpia, ku je ti”. Kjo goca merrka në qafë shumë njerëz. Unë e di ku e kam djalin. Jo vetëm ky por edhe ai që nuk e ka jetën sot, më ka marrë në qafë djalin. I kishte shkuar Florencin dhe i thoshte dua Mikelin se Mikeli nuk i hapte telefonin.

Ai ka theksuar vazhdimisht që fëmijët e tij nuk janë të përfshirë në tregtim lëndësh narkotike, por merren me punë të ndershme.

“Të dy djemtë i kam pasur në punë dhe për këtë ka të tjerë për tu pyetur. Ata bënin punë të ndershme. Jam habitur jashtë mase sepse nuk është e vërtetë që merren me lëndë narkotike. Unë nuk e kam idenë çfarë domethënë “narkotikë”. Atij që i ka ikur jeta, e kam pasur punëtor, jo me narkotikë.

Absolutisht jo. Ishte djali më i mirë, më i urti, më i dashuri nga i gjithë Elbasani. Janë djem të shoqërisë, jo të narkotikës. Mikel Kovaçi ka punuar me 3 turne në Metalurgjik. Ajo goca do të marrë në qafë djalin ti, do t’i marrë jetën. Kur ka ardhur në polici ajo vajza, pse do ta kërkonte Mikelin para mbrapa. Pse më vrau çunin e madh? Pse i shkonte që të gjente Mikelin? Këtë ka bërë ajo, por do flasim ballë përballë,”- tha ai ndër të tjera.

Etiketa: babaiElbasanlende narkotikevellezeritvrasja e Elbasanit

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!
Aktualitet

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Para
U rikthye pas shumë kohësh në skenë, Adele shpërthen në lot

U rikthye pas shumë kohësh në skenë, Adele shpërthen në lot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit
Kosovë & Rajon

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme...

Lexo më shumë
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com