GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Babë e bir në tenderin pa garë, “i qethin” 1.6 milionë euro me Evis Berberin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Nikolla Çaçi dhe Stefan Çaçi, babë e birë, marrin shpesh pjesë në tenderë dhe në shumë raste ata kanë përfituar projekte në shkelje të ligjit.

Nikolla Çaçi dhe Stefan Çaçi, babë e birë, marrin shpesh pjesë në tenderë dhe në shumë raste ata kanë përfituar projekte në shkelje të ligjit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nikolla Çaçi dhe Stefan Çaçi, babë e birë, marrin shpesh pjesë në tenderë dhe në shumë raste ata kanë përfituar projekte në shkelje të ligjit. Këtë herë ata kanë zgjedhur të bashkojnë forcat dhe kanë rrëmbyer pa garë 1.6 milionë euro. Kjo dhuratë në familjen Çaçi ka ardhur nga kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Ky i fundit ka zhvilluar një tender me objekt  “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe paisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendror, Loti 2 (2023)”. Për të cilin ka lënë në dispozicion fondin limit me vlerë 1.6 milionë euro. Tashmë e dimë që kur bëhet fjalë për kaq shumë para dhe për tenderë rrugësh hidhen në aksion të gjithë oligarkët e fuqishëm që kanë lidhje mjaft të forta me qeveritarët.

 

Qëllimi i tyre është të pasurohen, pa u lodhur fare në garë dhe pa i kërkuar kush llogari për zbatimin e kontratës.

Dhe kështu ndodh kur shihet se kush janë fituesit. Edhe në këtë tender vërejmë se kanë marrë pjesë  “RSM COMAPNY” & “DESARET COMPANY”, që gjithashtu drejtohen nga oligarkë si Agim Kola dhe Vladimir Metani. Ata kanë pasur ofertën më të lirë, rreth 1.2 milionë euro. Por Beberi e kishte taksuar qe këto para do t’i qethte vetëm për familjen Çaçi.

 

Kështu skualifikoi që në fazën e parë Kolën dhe Metanin. Në garë për raundin e fundit mbeti vetëm oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve  R. S. & M e Nikolla Caçit, SI.SI-AL sh.p.k, Stefan Caçi dhe firma INERTI e Florjan Muhës.

 

Oferta e tyre ishte në të njëjtin nivel sa fondi limit, por ky fakt është anashkaluar nga Berberi. Madje, këto rregulla bazë ai nuk i merr parasysh në asnjë tender që zhvillon.  Por as fakti që Babë e bir kanë garuar në të njëjtën procedurë nuk i bën përshtypje ARRSH. Edhe pse kemi të bëjmë me një shkelje ashiqare e bërë në dijeni edhe të autoritetit kontraktor edhe të operatorëve ekonomikë.

Nuk është hera e parë që familja Çaçi merr dhurata duke garuar së bashku në procedurat tenderues. Por në asnjë rast SPAK nuk ka dashur të shohë këto abuzime.

Lexo edhe:Megaafera “Tirana Parking”/ Veliaj i shton 56 mln lekë, marrin tenderin pa garë Çaçi dhe Tare

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: ervis berberiunikolla CaciStefan Cacitender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Apeli lë në fuqi fillimin e hetimeve

Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Apeli lë në fuqi fillimin e hetimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com