GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Babi përse e bëre?”, 8-vjeçarja dëshmoi ngjarjen e rëndë/ Detajet nga vrasja e shqiptares

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Me profesion bankiere, kush ishte shqiptarja që u vra nga bashkëshorti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa agjenci ligjzbatuese amerikane u përfshinë në ngjarjen e rëndë që nisi orët e para të së hënës në Largo të Floridas, atje ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare, rrëmbeu të bijën 8-vjeçare dhe dhunoi prindërit e tij (Lexo më shumë).

Në një deklaratë për mediat amerikane, kreu i Departamentit të Policisë së Largo dha detaje për ngjarjen e rëndë.

Suela Saliaj

Kështu, sipas policisë, rreth orës 02:30 të natës, Renato Muhaj dhunoi fizikisht të dy prindërit e tij, në apartamentin ku jetonin dhe i kërcënoi me hanxhar. Ai u mori dhe telefonat në mënyrë që të mos kërkonin ndihmë. Oficerët që po hetonin këtë sulm, kontaktuan me kolegët e tyre dhe u kërkuan që të bënin një kontroll në shtëpinë e ish-të dashurës së Muhajt, 32-vjeçares Suela Saliaj dhe vajzës së tyre 8-vjeçare.

Shtëpia ku jetonte Suela Saliaj

Kur policia shkoi në adresën e së resë, jashtë apartamentit të saj pa shenja gjaku, së bashku me një thikë dhe doreza hekuri të mbuluara me gjak. Oficerët e gjetën Suelën të pajetë në dhomën e gjumit. Ajo ndodhej në dysheme, e mbuluar nga gjaku dhe me një plagë të madhe në fyt.

Pasi nuk arritën të gjenin vajzën e 8-vjeçare, autoritetet shpallën alertin AMBER, (reagimi urgjent për personat e zhdukur).

Rreth orës 08:30 të mëngjesit arritën të lokalizonin telefonin e 34-vjeçarit dhe mësuan se ai ishte ende në zonë. Një oficer identifikoi makinën e të dyshuarit. Në këtë pikë një detektiv kaloi pranë mjetit me makinë dhe dalloi se brenda kishte njerëz.

CSI is here investigating the gold Kia that was at the center of this morning’s Amber Alert. A tow truck is nearby ready to pull it away as evidence. The suspect is in custody and 8-year-old girl safe ⁦@BN9⁩ pic.twitter.com/4G1Othhxis

— Angie Angers (@angie_angers) January 29, 2024

Dy makina civile e rrethuan nga të dyja anët duke e vënë në pranga Muhajn. Ata gjetën edhe vajzën e tij 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se ai e kishte tërhequr me forcë në makinë. Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.

Kreu i Departamentit të Policisë tha se ndaj Muhajt rëndojnë disa akuza të rënda, si vrasje, rrëmbim, abuzim ndaj fëmijëve dhe dhunë në familje.

Zyrtari saktësoi se Muhaj dhe Saliaj kishin pasur një lidhje nga ku kishte lindur dhe vajza 8-vjeçare, por nuk kishin qenë asnjëherë të martuar. Vajza jetonte me të ëmën, ndërsa 34-vjeçari jetonte në një tjetër adresë.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Familja e Saliajt tha për policisë se Muhaj nuk kishte qenë i dhunshëm në të shkuarën. Ai po ashtu nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penale./tvklan.al

Etiketa: Kryesore1MuhajVajzaVrasja

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
“Do vras veten”, vajza bullizohet në shkollë: Do pi fostoksinë…

“Do vras veten”, vajza bullizohet në shkollë: Do pi fostoksinë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com