GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Baçi: Përfaqësuesit e qarkut të Fierit kanë rekorde për abuzime

12:29 - 12/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Baçi: Përfaqësuesit e qarkut të Fierit kanë rekorde për abuzime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Luan Baçi ka reaguar në lidhje me skandalet e përfaqësuesve të qeverisë të cilët, sikurse u shpreh ai, po kapen ‘me presh në duar’ për abuzime të rënda me detyrën.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Baçi theksoi se Qarku i Fierit do të mbajë rekord, pasi edhe rasti i fundit është i prefektes së Fierit Rajmonda Balilaj, e cila është pezulluar në ushtrimin e detyrës për një skandal tashmë në dritë.

Deklarata

Qarku i Fierit do të nisë të mbajë rekord në numrin e lartë të përfaqësuesve të qeverisë të cilët kapen me presh në duar në abuzime të rënda me detyrën.

Rasti i fundit është i prefektes së Fierit Rajmonda Balilaj. Ajo është pezulluar në ushtrimin e detyrës për një skandal tashmë në dritë.

Zonja në fjalë në kohën kur ishte kryetare e Bashkisë Patos i ka dhënë firmës ‘Genti 001’ me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishajn, i cili sipas SPAK, për tri vite rresht 2019-2022 është shpallur, jo pak, por në 32 procedura prokurimi.

Skandali thellohet pasi anëtarja e Asamblesë së PS, pra një prej pionierëve të Edi Ramës, këto procedura prokurimi i ka dhënë ende pa nisur tenderi.

Ka mjaftuar një firmë e Rajmonda Balilajt që paratë e taksapaguesve fierakë të shkonin në një xhep goxha të thellë.

Gjatë hetimeve rezulton se Balilaj ka bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkëlqim Beqiri.

Rasti i Balilajt është vetëm një ndër qindra e mijëra zyrtaresh te korruptuar qe Partia Demokratike denoncon çdo dite.

Por, ne rikujtojmë se hetimet dhe vendimet që mund të merren për të korruptuarit vihen në pikëpyetje kur sheh lëvizjet hilacake të qeverisë dhe vetë Edi Ramës për t’i amnistuar këta kriminelë me xhepa të thellë.

Apo përpjekjet e SPAK për të kapur ‘balilet’ e vegjël dhe shpëtuar bajlozët në krye të kupolës.

Për ta ka vetëm një zgjidhje, protesta, mosbindje civile dhe qeveri teknike. E vetmja formulë që shqiptarët të zgjedhin lirisht.

Etiketa: abuzimeBaciFier

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Vajza e ish-kryeministrit: Akuzat mbi Berishën dhe Malltezin të pabaza, në burg duhet të ishte Balla

Vajza e ish-kryeministrit: Akuzat mbi Berishën dhe Malltezin të pabaza, në burg duhet të ishte Balla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com