GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Bageta tradicionale, bukëpjekësi francez tregon sekretin e përgatitjes

14:57 - 24/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Bageta tradicionale, bukëpjekësi francez tregon sekretin e përgatitjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të shumtë mund të jenë ata që i përfytyrojnë francezët me një beretë në kokë e duke mbajtur një bagetë në dorë, e cila është një bukë e famshme, tashmë jo vetëm në Francë, por që kjo e fundit ka vendosur ta mbrojë si pasuri kulturore në UNESCO. Por nga ana tjetër janë të shumtë ata që pyesin sesi gatuhet kjo bukë tradicionale. Një nga bukëpjekësit më të famshëm në Francë, Sebastian Mauviewx, tregon se duhen vetëm katër përbërës për përgatitjen e bukës së famshme dhe tradicionale, të njohur si bageta. Ju mjaftojnë miell, maja, ujë dhe kripë, megjithëse edhe kombinimi i tyre ka disa sekrete.


Bageta gjykohet për mënyrën e pjekjes, shijen, modelin dhe madhësinë. Sekreti, thotë Mauvieux, është në teknikë. Ai e vendos brumin e tij në një dhomë të ftohtë për të krijuar aromë dhe e lë atë gjatë natës para pjekjes. “Bageta tradicionale është pa produkte industriale. Ka vetëm miell gruri, kripë, maja dhe ujë. Kjo është e gjitha. Pastaj është teknika që ndryshon, në varësi të personit. Disa do ta bëjnë bazuar në maja natyrale, disa do ta thajnë, por sekreti është teknika”, shpjegon bukëpjekësi.


Mauvieux, i cili fitoi titullin për “Bageta më e mirë e Parisit në 2012” u shpreh se bageta është simbol i Francës po aq sa kulla Eifel. Madje, për këtë arsye, ata kanë kërkuar ta mbrojnë si trashëgimi në UNESCO dhe vendimi pritet në vitin 2022. Sipas Ministrisë së Kulturës në Francë, në vitet ’70 ka pasur rreth 55 mijë bukëpjekës të pavarur në mbarë vendin, kurse sot kjo shifër ka rënë në 35 mijë për shkak të “lehtësirave” që solli industrializimi i këtij sektori. Bageta daton që prej Shekullit të 17-të, por konsumimi i gjerë nisi vetëm pas viteve 1900. Sipas disa përllogaritjeve nga Planetoscope, rreth 320 bageta hahen çdo sekondë në Francë, ndërsa në vit konsumohen diku tek rreth 10 miliardë.

Etiketa: bagetabukepjekesFrance

Lajme të lidhura

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026
Breaking Views

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

07:46 - 10/03/26
Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve
Breaking Views

Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

07:32 - 10/03/26
Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti për ditën e hënë
Breaking Views

Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti për ditën e hënë

07:45 - 09/03/26
Para
Përjashtimi i Berishës, Kim i shkon në zyrë më në fund Bashës

Përjashtimi i Berishës, Kim i shkon në zyrë më në fund Bashës

TË FUNDIT

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023, është paraqitur sërish këtë të...

Lexo më shumë
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26
Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com