GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bajram Begaj zgjidhet President i 8-të i Republikës së Shqipërisë

19:01 - 04/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U zgjodh nga Rama për President, kush është Bajram Begaj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bajram Begaj do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai është votuar sot në raundin e katërt dhe të fundit nga 78 deputetë të mazhorancës pasi një pjesë e opozitës ka bojkotuar procesin. Në votim kanë marrë pjesë 83 deputetë, ku 78 deputetë kanë votuar pro, vetëm 4 deputetë kanë votuar kundër Begajt në krye të shtetit, ndërsa 1 deputet ka abstenuar. Mazhoranca ka 77 deputetë, pra një votë ka ardhur nga opozita.

Tashmë Begaj do të jetë presidenti i 8-të që pas shpalljes së pluralizmit. Komisioni i Ligjeve bëri verifikimet formale paraditen e sotme për Bajram Begajn sa i takon pastërtisë së figurës së tij dhe detyrimeve kushtetuese, konkretisht ligjit të dekriminalizimit dhe kritereve që përcakton Kushtetuta për kreun e shtetit.

Pas shqyrtimit të dosjes së kandidatit, komisioni votoi me votat e mazhorancës kandidaturën e Begajt duke e cilësuar kreun aktual të Kuvendit një figurë në përputhje me bazën ligjore. Relacioni zyrtar i dalë nga komisioni i ligjeve iu dërgua më pas sallës së Parlamentit për t’u hedhur në votim nga deputetët.

“Kandidatura e Metës plotëson kriteret kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë duhet të vijojë me raundin e katërt me kandidaturën e tij”, tha Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

Kush është Presidenti Bajram Begaj?

Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili ka shërbyer si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Begaj e mori në vitin 2020.

Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në Shqipëri;
Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, në Shqipëri;
Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, në Shqipëri;
Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA;
Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Begaj ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

 

 

 

Etiketa: Bajram BegajKryesore1PresidentiRepublika e Shqiperisezgjidhet

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Begaj zgjidhet presidenti i Republikës me 78 vota “pro”, reagon për herë të parë Rama

Begaj zgjidhet presidenti i Republikës me 78 vota “pro”, reagon për herë të parë Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com