GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që në rendin e ditës të futet edhe çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën opozita në Këshillin e Mandateve ka hartuar edhe një raport.

Sipas Bardhit mazhoranca në Kuvend qëllimisht po zvarrit procesin, duke penguar punën e SPAK për të hetuar Belinda Ballukun.

“Siç jeni në dijeni në 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin. Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja.

Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente. Dhe një javë ka ngelur që kërkesa të ngelet e rrëzuar, për shkak të mosmarrjes në shqyrtim. E keni çuar në limitet kohore të 3 muajve, në kundërshtim me çdo procedurë. Ulsi do më thoshit se do të jetë në bibliotekë dhe se ka përfunduar raportin. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të sjellë raportin. Mos të mbrojë Ballukun,’ tha Bardhi.

Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u përfshinë në një debat për imunitetin e Belinda Ballukut. PD kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre, i cili pritet të hidhet në votim në seancën e 12 marsit. Ndërsa Balla fliste, Bardhi e quajti “ushtar të bandave“.

Replikat

Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti.

Bardhi: O ushtar i Suelit

Balla: Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve.

Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikur publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor.

Etiketa: ballaBallukuBardhiKryesore1

Lajme të lidhura

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën
Breaking Views

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD
Breaking Views

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26
Para
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Lexo më shumë
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet