GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balla i përgjigjet Dumës për tragjedinë e Himarës: Një idiot që u flak nga policia dhe…

12:00 - 22/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kapni kriminelët në Dubai”, Balla-Alibeajt: Asnjë shtet në botë s’ ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tragjedia e Himarës, ku një 7 vjeçare u vra në breg të detit nuk do të kishte marrë të gjithë atë revoltë nëse autori nuk do të ishte një punonjës policie.

Nga foltorja e Kuvendit duke iu përgjigjur akuzave të deputetes demokrate Grida Duma për sigurinë detare, Balla e lidhi këtë ngjarje me rëndësinë e reformës në drejtësi. Ai kujtoi se polici që përplasi me skaf të voglën duke i marrë jetën, ishte larguar nga strukturat e policisë dhe më pas ishte rikthyer nga një prokuror përmes pazarit.

“Marr shkas t’i kthej përgjigje edhe një kolege tjetër që përmendi ngjarjen e Himarës. Asnjë në këtë sallë të paktën nga të majtët, nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës, ku një vogëlushe humbi jetën. Për çdo qytetar ndjenja e madhe e revoltës ishte fakti kush e kreu aksidentin. E kreu një punonjës policie. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Natyrshëm për atë lloj tragjedie as atë ditë dhe as edhe sot unë personalisht e besoj, nuk gjej dot të jap një ngushëllim. Një element duhet sjellë në vëmendje sot dhe që ka të bëjë me një fakt që ky personi që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e kishin flakur nga policia dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KCK që këtë person e riktheu në polici. Prandaj unë mendoj që kur flasim, kur marrim përsipër të bëjmë edhe gjyqtarin edhe prokurorin, duhet ti marrim faktet një për një. Ky është rasti që të kuptojmë se sa e rëndësishme paska qenë reforma. Një idiot që flaket nga polica gjen një idiot tjetër në sistem të drejtësisë, bëjnë pazarin dhe natyrshëm që kemi raste të tilla të revoltës. Nuk do të kishte ajo ngjarje këtë revoltë të madhe nëse nuk do të ishte punonjës policie ai që e kreu. Prokurori që kishte kthyer këtë personin e ka fshirë Vettingu”, tha Balla.

Etiketa: ballaDuma

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Tabaku “thumbon” PS: Nuk duhet të ndërhyni në emërimin e kreut të SPAK

Tabaku “thumbon” PS: Nuk duhet të ndërhyni në emërimin e kreut të SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com