GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla shkrin FNSH. Ja çfarë do të ndodhë me RENEA-n

20:40 - 02/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla shkrin FNSH. Ja çfarë do të ndodhë me RENEA-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Balla sqaroi se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda policisë së shtetit.

“Dua ta ndaj me publikun, krijimin e një force të re që quhet Forca Kombëtare e Sigurisë Publike. Kjo do të jetë një strukturë e re brenda policisë së Shtetit”, tha Balla.

Është një farë xhandarmërie?

Që kur erdhëm në drejtimin e vendit kemi pasur diskutime, natyrshëm, ka një dallim. Është brenda strukturës së Policisë së Shtetit pra, ne nuk do krijojmë dy polici. Kemi vetëm një dhe brenda saj një pjesë e forcave, si për shembull FNSH, tashmë duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe nuk do kemi më Forcën e Ndërhyrjes së Shpejtë por do kemi Forcën Kombëtare të Sigurisë.

Pra FNSH do kthehet në …

Jo vetëm FNSH, do futen edhe struktura të tjera, ku përjashtohet RENEA. RENEA do vijojë siç është, është histori e madhe suksesi. Agjencitë homologe, si Gjermania zhvillon në mënyrë të vazhdueshme stërvitje me forcat tona të RENEA-s. Dhe jo pa qëllim zgjodha këtë repart, që është një repart elitë për të bërë edhe analizën e sezonit turistik, të 100 ditëve të mia në krye të ministrisë. RENEA është krenaria e Policisë së Shtetit, ajo që lidhet me Forcën Kombëtare të Sigurisë, po ju marr një shembull. Është e pamundur që Policia vendore e Sarandës të përballojë një sezon turistik me forcat e veta. Na ka ndodhur, si komisariatin e Krujës, apo raste të tjera ku na është dashur që të ndërhyjmë me dorë të fortë për të vendosur rendin dhe ligjin. Atëherë, Forca Kombëtare e Sigurisë pikërisht do të ketë. Në momentin që familjariteti i tepërt i policisë vendore me elementët kriminale me problematikat e sigurisë, Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha. Si në rastin e Samitit, që u përballua me shumë sukses. Kemi ngjarje dhe evente kombëtare si ndeshjet e futbollit, që besoj e keni parë se ka pasur një qasje të re. Sigurisht nuk kemi arritur atje ku unë dua të jemi me standartin që është e pafalshme që Shqipëria të ndëshkohet me gjoba sepse persona të papërgjegjshëm arrijnë të penetrojnë në perimetrat e sigurisë.

Etiketa: ballaFNSHPoliciaRENEA

Lajme të lidhura

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos
Aktualitet

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26
Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Aktualitet

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese
Aktualitet

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Para
Tragjedia e Himarës/ Fevziu sqaron foton me skaf: Nuk i ndihmoj dot fëmijët e pasanikëve, unë…

Fevziu: Grupi i Bashës në autobus, ja pse opozita po radikalizon lëvizjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat
Breaking Views

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të mbajë foltoren e radhës në Berat, ditën e mërkurë. Dega e PD në...

Lexo më shumë
Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

23:17 - 17/02/26
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

22:57 - 17/02/26
“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

22:21 - 17/02/26
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com