GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa shprehet se realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se qeveria duhet ta shohë me “syzet” e realitetit  protestën e mijëra qytetarëve, të cilët po mblidhen çdo ditë në shesh duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.

Ajo iu drejtua deputetëve socialistë duke iu thënë se nëse mendojnë se mandatet e tyre i kanë marrë me votat e qytetarëve dhe jo nga paratë e krimit, duhet t’i përgjigjen kërkesave të tyre që janë artikuluar në shesh.

“Përgjigjuni realitetit. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, kërkon një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve kundër interesit publik, një parlament që nuk i anatemon protestuesit, nuk i numëron me syzet e miopit, por me syzet e realitetit.

Qindra mijëra në shesh që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe shfuqizimin e atyre ligjeve që e kanë trajtuar Shqipërinë si një plaçkë. Nëse besoni se mandatet tuaja vijnë nga votat e qytetarëve, përgjigjuni atyre. Nëse besoni se mandatet tuaja vijnë nga vullneti i Edi Ramës dhe paratë e oligarkëve dhe kriminelëve, mos iu përgjigjeni, por do t’u përgjigjen qytetarëve juve.

Do ta merrni përgjigjen siç po e merrni, siç po e shikoni çdo ditë më të vendosur, ë të qartë në objektivat e tyre, për të kërkuar se kjo qeveri, kjo sjellje harbute duke shkelur kushtetutën dhe interesin publik të ndalojë.”, u shpreh deputetja.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar opozitën duke i konsideruar si “flamingo nga Temu”. Në fjalën e tij në Parlament, Balla deklaroi se projekti në zonën e Zvërnecit do të realizohet, duke theksuar se Shqipëria nuk ka luksin që të humbë 4 mld euro në këtë zonë.

“Ky ishte fiks një fjalim i një flamingo nga Temu, më pëlqeu shumë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo edhe pse me respektin më të madh kush ju ka komanduar ju? Bëni zhurmë sa të doni, shkoni edhe në protestë po deshët, vidheni edhe atë, por ne jemi kundër 4 pr ligjeve që keni sjellë.

Do t’i rrëzojmë sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj bufin e madhe dhe thatë që jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 pr ligjeve? Jeni pro apo kundër investimit. Ne jemi pro dhe investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 mld. Pse bëheni qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi edhe tekstin e zëdhënësit e Ministrisë së Jashtme të Iranit, që tha Rama ik!

Po ju ç’kërkoni në protestë? Pashë edhe një deputete të PD që ishte në protestë e tha jemi këtu kundër sistemit. Kundër kujt sistemi. Në një protestë ku thirret Berisha në burg… Ne nuk kompleksohemi sepse e dimë fare mirë që kemi një kontratat me qytetarët”, tha Balla.

 

Etiketa: ballaZhupa

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Para
Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin “non grata” për Sali Berishën

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin “non grata” për Sali Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com