GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me kreun e SHISH/ Balliu përplaset Çuçin: Shteti kontrollohet nga bandat! Reagon socialisti: Duhet të jemi krenarë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Masa e caktuar ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit, ka shkaktuar debat në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se i ka dërguar një letër Vlora Hysenit dhe ka ftuar institucionet ligjzbatuese të marrin përgjigjet e saj në Parlament.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Bledi Çuçi kërkoi që kjo çështje t’i lihej drejtësisë dhe të vazhdohej me rendin e ditës.

Debati

Balliu: Aty ku jeni ju sot, ka qenë edhe Vlora Hyseni, kreu i SHISH, të cilës i kam dërguar këtë letër, ku e pyes konkretisht nëse ka pasur kontakt me Ergys Agasin, datë 26.01.2026. Institucionet ligjzbatuese janë të mirëpritura në Parlament dhe të marrin përgjigjet që ka dhënë Vlora Hyseni.

Është e paprecedentë që kreu i SHISH të jetë e lidhur me grupe kriminale. Për të njëjtën çështje është larguar nga Kosova. Në vend që të ishte kriter për të mos i dhënë post të rëndësishëm, Edi Rama ja dha këtë post. Çfarë kuptimi ka të vazhdojë kjo situatë?

A ka njeri në këtë rruzull tokësor që Edi Rama nuk di gjë nga këto? Si ka mundësi që çdo njeri që takon ky… Mori një futbollist si Igli Tare dhe e ke sot në SPAK se ndejti me këtë gjysmë ore. Është cënuar siguria e njerëzve, prandaj ndodhin vrasjet në mes të ditës në Sarandë. Ata s’pyesin se dalin mes të ditës, vrasin njerëz në mes të ditës dhe plagosin kalimtarë. Nuk ka rend dite sot. Prioriteti ynë është siguria kombëtare, këtu ka rënë. Jemi drejtuar katër vite nga një kriminel si Ilir Proda. Është turp që kemi lejuar banditë të vijnë këtu dhe na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë. A kemi qenë këtu kur kemi bërë debat. Na akuzonte ne se po e përdornim politikisht.

Ky komision ka prioritet sigurinë kombëtare dhe nëse ne e vendosim për shkak të rendit të ditës, si prioritet dytësor sigurinë kombëtare, ne nuk e meritojmë të jemi në këtë sallë. Si mundet ne të rrimë të qetë dhe të vazhdojmë rendin e ditës.

Si mund të merremi me sigurinë globale, kur nuk kemi atë kombëtare? Si mund t’ia lejojmë vetes si institucion. Ne duhet urgjentisht të marrim masa. Ne i kemi denoncuar përpara këto dhe janë mohuar me shkresa zyrtare. Të vijnë institucionet ligjzbatuese dhe të marrim shkresat. Pyetja ime është si do ia bëjmë që të mbrojmë shtetin nga narkoshteti i Edi Ramës? Informacionet që ne kemi sot nuk janë të sigurta. Fatkeqësisht kjo ka qenë nën dijeninë e ekzekutivit. Unë kërkoj që rend dite sot të jetë ky diskutim, siguria kombëtare.

Çuçi:  Institucionet nuk janë emrat e përvetshëm. Ato kanë strukturat dhe sistemet e veta. Përgjegjësia personale është e gjithkujt që merr përsipër të ushtrojë një funksion publik. Çdo person është i pafajshëm derisa të shpallet i fajshëm nga sistemi i drejtësisë. Unë mendoj që më shumë se kurrë, sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon ku pushtetet brenda republikës janë krejtësisht të pavarura dhe balancojnë njëra-tjetrën, ajo që po ndodh sot me sistemin e drejtësisë, po ndodh vetëm falë vullnetit të kësaj mazhorance. Tregon një qëndrueshmëri të shtetit shqiptar dhe shyqyr ka ardhur kjo ditë. Të tjerat t’ia lëmë drejtësisë. Pa e zbardhur drejtësia plotësisht këtë gjë, ne nuk mund të flasim më shumë dhe të themi ndoshta gjëra që nuk qëndrojnë fare.

Balliu: Nëse doni ju të pavarur, është e pavarur. Unë s’ flas për këtë. Unë po flas për një çështje që e kemi diskutuar prej kohësh, tani ka marrë rrugën. Unë ju ftoj juve dhe kolegëve të PS-së, të mos hyjmë në vallen e këtyre individëve. Faktin që ne kemi që në 2023-shin për lidhjet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, mos të vazhdojmë e të presim. Informacionet e shëtit kanë hyrë te kartelet e drogës.

Çuçi: Këto t’ia lëmë drejtësisë. Ta dëgjojmë deri në fund drejtësisë.

Balliu: Nëse vazhdoni kështu, atëherë lëreni drejtësinë të vazhdojë punën e vetë me Lubinë. Mos i ngrini kartonët. Prandaj nuk duhet të qëndrojë Edi Rama kryeministër. Nëse doni të jeni të sinqertë, mos pranoni ngritjen e kartonëve.

Etiketa: balliBandaÇuçi

Lajme të lidhura

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Para
Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e  Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Kurti takim me Erdoganin në New York, diskutime edhe për vendimin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke...

Lexo më shumë
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com