GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balliu: Me zjarrin në QSUT, fshehën vjedhjen e miliona eurove

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balliu: Me zjarrin në QSUT, fshehën vjedhjen e miliona eurove
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori për Rajonin e Tiranës në PD, Klevis Balliu ka denoncuar vjedhjen në spitalin e sapondërtuar në urgjencën e QSUT-së.

Në një deklaratë nga selia blu, Balliu theksoi se me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove.

Gjithashtu Balliu atakoi edhe SPAK që sipas tij po heton vetëm për ‘shpërdorim detyre’.

Deklarata:

Zjarri që dogji Urgjencën e QSUT para disa javësh është vetëm maja e ajsbergut në hajdutërinë, nepotizmin dhe paturpësinë që ka mbuluar sistemin e shëndetësisë, që u trumbetua falas dhe që po u kushton shqiptarëve në xhep dhe në jetë. Dorëheqja apo shkarkimi i Albana Ficos si drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi, më të fundit prej tyre djegien e Urgjencës së qendrës më të madhe spitalore në vend është vetëm alibi. Drejtorët klepto-shëtitës të Rilindjes, si Fico me shoqe e shokë, janë jo vetëm të korruptuar por edhe pasqyrë e faktit se në qeverinë e Ramës duhet të kesh mbiemrin dhe lidhjet e duhura.

Albana Fico, që i nxori tymin e zi QSUT, është motra e Delina Ficos së East Ëest Management, një filial i Fondacionit Soros të Alexit të Edit. Ajo është kunata e Bledi Çuçit, ish ministrit tashmë kryetar i grupit parlamentar të PS pasi ka qenë më parë, kunata e Edi Ramës. Jemi pra, në një regjim kunatash e thjeshtrash. Çdo dorëheqje apo shkarkim, në traditën e Edi Ramës, është parapërgatitje për SPAK-un, por jo në rastin e Ficos së familjes. Ajo do të qarkullojë sa të bëhen vjedhje të reja në QSUT, për të mbuluar të vjetrat e saj. Më pas do të emërohet në një ndonjë drejtori tjetër.

Fico dhe Manastirliu janë përgjegjësit kryesorë të vdekjeve nga Covidi. Me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT, në spitalin e sapondërtuar ato kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove. Ndërkohë asnjë përgjegjës për zjarrin, asnjë përgjegjësi për miliona eurot e humbur në të, apo miliona të tjerë në tendera apo koncesione. Ndërrimi i drejtorëve për të mbuluar skandalin është si të shërosh tumorin me aspirinë. Dhe e tillë është shëndetësia e Rilindjes sot, një tumor malinj. Alarmi i Partisë Demokratike prej vitesh për gjendjen e këtij sektori jetik është ndeshur me një akuzë të vetme për “shpërdorim detyre” nga SPAK.

Sipas prokurorëve, batërdia në Shëndetësi është shkujdesje, shpërdorim detyre, jo vjedhje, jo korrupsion, jo program i qartë dhe djallëzor i zhvatjes së taksapaguesve. Fakti që i ndërrojnë drejtoreshat si të ishin makina zjarrfikëse, nuk zgjidh asgjë por fsheh problemin. Fakti që superkunata zëvendësohet me një tjetër, dëshmon pandjeshmëri dhe arrogancë. Kjo ndodh kur vidhen zgjedhjet me narko-euro dhe patronazhistë. Çdo vendim merret pa frikën e reagimit qytetar. Edi Rama duhet ndalur duke mos e lejuar të mbikqyrë zgjedhje sepse do t’i vjedhë. Për këtë ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, zgjedhje të lira.

 

Etiketa: BalliuVjedhjezjarri

Lajme të lidhura

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi
Aktualitet

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
Para
E anuloi dy herë tenderin, Sako i fal 2 MLN euro Kastratit për karburantin

E anuloi dy herë tenderin, Sako i fal 2 MLN euro Kastratit për karburantin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës
Botë

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

17:31 - 23/08/26

6 vende të Bashkimit Evropian po kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë vendosjen e një takse të përbashkët mbi fitimet e...

Lexo më shumë
Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

17:11 - 23/08/26
Egnatia përballë Tiranës, flet trajneri Dede: Nuk është vetëm një ndeshje

Egnatia përballë Tiranës, flet trajneri Dede: Nuk është vetëm një ndeshje

16:52 - 23/08/26
E paprecedentë në Krujë, një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit!

E paprecedentë në Krujë, një person qëllon me armë për të larguar zjarrfikësit!

16:31 - 23/08/26
Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era

Pesë vatra zjarri njëkohësisht në Krujë, flakët favorizohen nga era

16:28 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com