GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ballkani i Hapur/ Berisha-Ramës: Ke futur në sherr Prishtinën dhe Tiranën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Je i pashpresë”/ Berisha: Rama presion SPAK të bëhet SKAP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama se me anë të Ballkanit të Hapur, ka futur në sherr Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë një takimi elektoral me demokratët në Vlorë, Berisha shprehet se në vend që të ndiqte procesin e Berlinit, Rama na lidhi me Serbinë.

Sipas ish-kryeministrit, Ballkani i Hapur ka synim që të shkatërrojë prodhimin bujqësor të Shqipërisë.

“Sot kombi është i lirë. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim i cili shkelmon me politikat që ndjek, interes më jetike kombëtare të shqiptarëve. Ka një përputhje, deri diku dhe një bashkëpunim midis albanofobisë dhe qarqeve albanofobike në rajon dhe botë, me qeverinë shqiptare. Mund të japim me dhjetëra shembuj. Nuk po ndalem këtu në një skemë armik i jashtëm apo i brendshëm. Ne si komb kemi interesat tona kombëtare. Të gjitha kombet kanë kundërshtarët e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një shtet patriotik, kur shteti bëhet gardian i interesave të tij. Dhe qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.”

Nga ana tjetër, në fjalën e tij Berisha shprehet se me procesin e Berlinit, fuqitë europiane kërkojnë që të mbajnë të lidhur në procesin e integrimit europian, dhe gjithashtu sipas tij të japin shpresë dhe projekte të reja.

“Të marrim Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit. Me procesin e Berlinit, fuqitë europiane kërkojnë të na mbajnë të lidhur në procesin e integrimit europian, të na japin shpresë dhe projekte. Nga lindi ballkani i hapur. Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, sepse Beogradi nuk do të ndjekë procesin e integrimit europian. Pse nuk është i gatshëm? Sepse ka një President që është doktrinal për genocidin në Bosnje. Atij duhet të njohë genocidin.”

Së fundmi, Berisha e ka mbyllur fjalimin e tij duke thënë se sipas tij Rama nxit sherr mes Tiranës dhe Prishtinës.

“Ky zotëria, shkon na lidh me të. Krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës. Çfarë interesi është ky? Ky fut sherr mes Tiranës dhe Prishtinës. Ky projekt ka synim shkatërrimin e prodhimit shqiptar, pasi nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë më 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarë. Procesi europian e parashikon shkëmbimin me kuota që i ke të garantuara për prodhim dhe eksport, ndërsa ky na thotë tregti e lirë”.

Etiketa: . Sali BerishaBallkani i HapurBerlinEdi RamaVlore

Lajme të lidhura

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Para
Emrat/ Operacioni i SPAK, kush janë personazhet e botës së krimit të cilët pritet të arrestohen

U tha se operacioni i SPAK u dekonspirua, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com