GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ballkani i Hapur u mbyll, Vuçiç i zhgënjyer me Ramën: Nuk besoj se e ka thënë…

në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani i Hapur u mbyll, Vuçiç i zhgënjyer me Ramën:  Nuk besoj se e ka thënë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk po beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha të shtunën se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet dhe se tani duhet vazhduar me Procesin e Berlinit.

Vuçiç gjithashtu u shpreh kundër asaj që tha se Rama se ‘duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit’ dhe tha se shpreson që së shpejti do ta takojë atë.

‘Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani’, tha Vuçiç në TV Prva.

Ai tha se do të konsiderojë gjithmonë se çdo ide e krijuar në rajon është ‘më e mirë se ato që vijnë nga jashtë’.

‘Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër’, tha Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha dje nga Ulqini se nisma ‘Ballkani i Hapur’ e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, e që tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

‘Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mission për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga Kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët’, ka thënë Rama në një intervistë për Euronews Albania.

Vuçiç do të ketë mundësi ta takojë Ramën, pasi kryeministri i Shqipërisë paralajmëroi vizita në të gjitha shtetet e rajonit për t’i takuar kryeministrat dhe presidentët për t’i informuar për përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit.

‘Procesi i Berlinit është e ardhmja jonë’, ka thënë Rama.

 

Etiketa: BallkaniKryesore1RameVucic

Lajme të lidhura

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!
Aktualitet

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Para
Masat e BE-së, Kurti: Janë të padrejta, Kosova mbetet shteti më progresist

Masat e BE-së, Kurti: Janë të padrejta, Kosova mbetet shteti më progresist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria...

Lexo më shumë
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com