GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën

14:59 - 06/03/26
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv/kryeministrja dhe ish-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera ka deklaruar këtë të premte se nuk ka lidhje me korrupsionin.

Në një konferencë për mediat, teksa i dorëzon detyrën Enea Karakaçit, si Ministës i Energjisë dhe Infrastrukturës, Balluku ka deklaruar se kjo e fundit nuk e ka penguar kurrë drejtësinë dhe se nuk ka lidhje me afera korruptive.

Balluku shprehet se ndaj saj po zhvillohet gjyq publik.

“Unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale, as në banaqe mediatike por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon kushtetuta apo ligji. Kam zgjedhur të mos analizoj, të mos komentoj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë.

Nëse do ti ktheheni deklaratave të mia nuk do gjeni kurrë  një deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj se drejtësia e re do të jetë e lirë dhe e pavarur, si produkt i vizionit të Edi Ramës.  Ajo reformë u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë. Unë besoj te kjo drejtësi, nuk do anatemoj kur kjo drejtësi prek interesat e mia personale.

Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente.

Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”-u shpreh Balluku.

“Unë do të vazhdoj rrugën politike”, ka thënë Balluku, teska po i dorëzon postin e ministrit një tjetër zari të saj, Ene Karakaci, ose i njohur ndryshe në atë ministri si kanakari i Belës.

“Bashkë kemi transformuar sektorin energjetik. Pavarësisht situatave vetëm lajme të mira vijnë nga ai sektor dhe duket e pabesushme që një grusht njerëzish ia kanë dalë të ndryshojnë në katërcipërisht situatën.

Kemi rritur ndjeshëm kapacitet prodhuese të vendit tonë duke diversifikuar portofolin, Kemi arritur të ngremë bursën e parë shqiptarë energjetike. Kemi arritur të edukojmë qytetarët me eficencën energjetike i kemi bërë pjesë të politikave tona. Dhe shumë prej tyre kanë kuptuar që nuk vlen vetëm të prodhosh por edhe ta ruash.

Kemi kapërcyer situata problematike si ajo e 2022, kemi bërë bizneset shqiptare pjesë të tryezave për këtë sektor. She Shqipëria ndodhet në një stad të avancuar të negociatave në këtë sektor, dhe kjo falë jush.

Ju duhet të ndjeheni krenarë, për transformimin e aeroportit të Tiranës dhe po ashtu edhe aeroportin e Vlorës dhe dje pashë që ishte hapur thirrja për punonjësit e parë. Kemi ndërtuar rrugë dhe autostrada moderne , tunele që nuk do t’i shkatërrojë as pika e ujit që tashmë zë vend në të gjitha portalet kur shiu fillon të bjerë.

Asgjë nuk do të fshijë punën tuaj. Falënderoj zotin Rama për të gjithë mundësinë që më ka dhënë këto vite dhe shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit. Shihet se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty, se si i jep besim Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe me thënë të drejtën është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues të aftë, njerëz që e duan Shqipërinë, sakrifikojnë pa asnjë dyshim për të mirën e madhe”, tha ajo.

Megjithatë ndryshe nga sa shprehet e besuara e Ramës, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj saj për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe.

Po ashtu SPAK ka kërkuar arrestimin e saj pasi ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Etiketa: BallukudrejtesikorrupsionKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Skandaloze! Rama publikon hartën ku Kosova përfshihet në Serbi, qytetarët e “masakrojnë“: Armik i kombit!
Aktualitet

Skandaloze! Rama publikon hartën ku Kosova përfshihet në Serbi, qytetarët e “masakrojnë“: Armik i kombit!

10:27 - 28/03/26
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Para
Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, 4 të plagosur e mes tyre edhe pronari (Emrat)
Aktualitet

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, 4 të plagosur e mes tyre edhe pronari (Emrat)

11:04 - 28/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme brenda një servisi makinash në lagjen 10 në Korçë, ku katër...

Lexo më shumë
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Ulja zgjati vetëm 24 orë/ Bordi i Ramës mblidhet për t’i ‘marrë shpirtin‘ qytetarëve, e ngre çmimin e naftës në 218 lekë/litri

10:36 - 28/03/26
Skandaloze! Rama publikon hartën ku Kosova përfshihet në Serbi, qytetarët e “masakrojnë“: Armik i kombit!

Skandaloze! Rama publikon hartën ku Kosova përfshihet në Serbi, qytetarët e “masakrojnë“: Armik i kombit!

10:27 - 28/03/26
Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, dy persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, dy persona mbeten të plagosur

10:12 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com