GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Balluku “çel” Bursën, Ergys Verdho dhe Adrian Çela bëjnë tendera për 3 vitet e ardhshme

14:43 - 01/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 7 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare bllokon funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe mashtron publikun sikur ajo është vënë në punë. Nga njëra anë, disa ditë më parë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda  Balluku, inauguroi fillimin e punës së Bursës, nga ana tjetër KESH dhe OSHEE vazhdojnë me hapa gjigant të bëjnë tenderë për blerjen e energjisë në tregjet e huaja me çmime të kripura.

Balluku bën show    

Zyrtarisht, më 11 prill 2023, nisi operimin Bursa Shqiptare e Energjisë ALPEX, përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë.

“ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve”, tha Balluku në këtë përurim.

Por, në bursë deri tani janë regjistruar regjistruar vetëm tri kompani. Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili është edhe aksioneri kryesor në bursë, është anëtari i parë zyrtar i ALPEX. Ndërsa pas tij janë regjistruar zyrtarisht gjatë kësaj jave dy shoqëritë, pjesë e grupit të OSHEE, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal.

Tanimë pritet edhe anëtarësimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që ka plotësuar dokumentacionin dhe përfundon anëtarësimin e kompanive publike të sektorit të energjisë elektrike.

Këto shoqëri do të mundësojnë ofertimin e volumeve për të blerë dhe shitur energji. Kjo i hap rrugë kryerjes së ankandit të parë të ditës në avancë, i cili do të prodhojë 24 çmime për 24 orë të ditës.

KESH dhe OSHEE bëjnë “tenderë” nuk e duan bursën ALPEX

KESH dhe OSHEE kanë hapur tenderë për të blerë energji për tre vjetët e ardhshëm.

Ky është dokumenti që tregon se OSHEE ka blerë energji nga jashtë për muajin maj. U sigurua sasia prej 2,976 MWh, me çmim 114.61 Eu/MWh , në vlerën totale 341,079.36 Euro.

Në datë 26-27.03.2023, Furnizuesi i Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group Sh.A), në platformën online të blerjes së energjisë elektrike zhvilloi procedurën “Blerje Energjie për periudhën 01-31 Maj 2023”. Shoqëria fituese u shpall EZ-5 ENERGY SH.P.K. Pjesëmarrësit në procedurë ishin 7 shoqëri :

“EZ -5 ENERGY SH.P.K”, “ENER TRADE SH.P.K”, “GSA SH.P.K”, “FUTURE ENERGY TRADING and EXCHANGE DINAMICS SH.P.K.”, “AlbEsp TRADING & CONSULTING SH.P.K.”, “AYEN ENERGY TRADING SH.A”. “ReNRGY TRADING GROUP SH.P.K.”.

 

Nga ky tender u sigurua sasia prej 2,976 MWh, me çmim 114.61 Eu/MWh , në vlerën totale 341,079.36 Euro.

Këto çmime janë dy herë më shtrenjtë se sa kuotimet e bursës HUPX. Për nesër (në datën 30 prill 2023), çmimet në këtë bursë janë fiksuar në 68.97 euro për MW/h.

Pra, OSHEE nuk e shfrytëzoi të famshmen bursë shqiptare të energjisë. Dhe me sa duket ky zakon i vjedhjes dhe keqmenaxhimit do të vazhdojë duke blerë energji me vlera më të larta se sa bursat ndërkombëtare. Ndërsa, bursa do të mbetet vetëm në letra.

Po ashtu, KESH nuk e ka fare në plan ta përdor këtë bursë. Ditën që ministrja inauguronte ALPEX, me një vizion “largpamës” KESH ka hapur një tender me afat trevjeçar për importin e energjisë elektrike!

“Ofertuesit inkurajohen të ofrojnë sasinë e plotë të kërkuar nga KESH për të gjithë periudhën, por edhe ofertat nën sasinë e kërkuar do të konsiderohen si të vlefshme dhe do kalojnë në procesin e vlerësimit. KESH si blerës do të realizojë pagesa mujore jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga dita e fundit e muajit të dorëzimit me sukses të produktit energjetik”, theksohet ndër të tjera në thirrjen e KESH-it.

Ç’është ALPEX?

Bursa shqiptare e energjisë është pritur prej kohësh nga ana e bizneseve prodhuese të vendit dhe investuesve të huaj të energjisë në vend. Ajo do të ndihmojë sipërmarrjet prodhuese të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjetur energji elektrike me çmim më të lirë në këtë bursë. Më 31 mars, bursa ALPEX hapet në Tiranë dhe pranon kërkesat e para për energji. Do të ketë 7-8 ekspertë punonjës të saj. Shteti ynë ka investuar 4.4 milionë euro në këtë bursë.

“Bursa do të përdorë algoritmin(program kompjuterik) mbarë-evropian EUFEMIA(njësoj si bursa HUDEX në Budapest). Platforma ndërkohë është instaluar dhe gati për veprim. Pas tre-katër muajsh, kohë që duhet për çështje teknike, bursa ALPEX do të hapet edhe në Prishtinë, me një staf me numër të ngjashëm, të përbërë nga ekspertë kosovarë”, deklaron ministrja mbi ALPEX-9n.

E kujt është Bursa?

Në Tetor të vitit 2020 u themelua Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) si një Shoqëri Aksionare, në bashkëpronësi të Operatorëve të Sistemeve të Transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe Kosovës (KOSTT).

Modeli i ri i tregut siҫ është përcaktuar në VKM nr. 519 datë 13.7.2016 “Për miratimin e modelit të tregut të energjisë elektrike”, përfshin tregun e ditës në avancë, tregun brenda së njëjtës ditë, tregun balancues dhe shërbimet ndihmëse, si dhe tregun e kontratave dypalëshe.

Në dhjetor të vitit 2020, Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZReE) miratoi kërkesën e KOSTT për të deleguar tek ALPEX autoritetin për organizimin e tregut të ditës në avancë dhe atë brenda së njëjtës ditë për tregun e Kosovës. Ndërkohë, ALPEX ka hapur në datën 6 maj 2021 degën e saj në Prishtinë e cila ka si fokus menaxhimin e pjesëmarrëseve të tregut për Kosovën, çështjet rregullatore etj.

Bazuar në sa më sipër, ALPEX pritej të operonte tregun e organizuar të energjisë elektrike (të ditës në avancë dhe brenda së njëjtës ditë) në Shqipëri dhe Kosovë, të organizonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të lehtësojë bashkimin me tregje të tjera të vendeve fqinje në përputhje me rregulloret e tregut të energjisë elektrike të BE-së.

Më datë 29 Shtator 2022, ALPEX-i është licencuar nga ERE për veprimtarinë e Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike me Nr & Licence 525, Seria 022, për një afat 5-vjecar.

Në Tetor 2022, ALPEX organizoi një workshop me disa banka të nivelit të dyte dhe Bankën e Shqipërisë në lidhje me modelin e klerimit dhe shlyerjes që do të aplikohet.

Më 26 Tetor 2022, ALPEX ka aplikuar për marrjen e statusit të vëzhguesit në Bashkimi i Tregjeve të Ditës në Avancë në një të Vetëm (SDAC), pranë ENTSO-E, si një hap i domosdoshëm për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në SDAC, e cila është një kërkesë për t’iu bashkëngjtur tregjeve Evropiane.

Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 27.12.2022, me vendim nr. 347, datë 27.12.2022 vendosi për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike (Rregullat e ALPEX përkufizimet, procedura e tregtimit si dhe procedura e kierimit dhe shlyerjes).

Më 1 Shkurt 2022, ALPEX është pranuar si Anëtar i Asociuar në Shoqatën e Bursave Evropiane të Energjisë (EUROPEX), e cila është një organizatë e rëndësishme në politikëbërjet në fushën e tregtimit të energjisë elektrike dhe të gazit.

 

Kush e pengon ALPEX-in

ALPEX-in e pengon vetë Qeveria shqiptare, e cila është e orientuar sipas interesit të kompanive tregtare, kryesisht të lidhura me prodhuesit serb të energjisë elektrike. Edhe në të kaluarën, ky lobim i Serbisë është reflektuar në pengimin nga qeveria e Sali Berishës të vënies në punë të linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Aktualisht, kjo bursë e vonuar është rezultat i shpërdorimit të fondeve publike në tenderët e blerjes së energjisë elektrike.

Sipas raportit të KLSH, shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën

vlerën 659,982,839 euro.

Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit, solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë.

Ndodhur në këto kushte, kryeministri Rama injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milion euro dhe 20 miliard lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps.

Vlera e importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021.

Raporti të cilit i referohemi është auditimi i KLSH me titullin “Performanca e shoqërive publike të sektorit energjetik në administrimin e rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin, prodhimit, transmetimit, dhe shpërndarjes së energjisë elektrike për vitet 2021-2022”.

Sipas dokumenteve, në muajin Dhjetor 2021, KESH ka kryer procedura për optimizimin e portofolit financiar, por siç pasqyrohet në tabelën nr.17, KESH ka shitur 240 MËh me një çmim mesatar 450 euro/MËH por ndërkohë ka blerë një sasi të madhe prej 29,364 MËH me çmim mesatar 236 euro/MËh. Kjo ka sjell qe ky operacion për optimizim të rezultojë me një tregues negativ në portofolin financiar të KESH me 6,835,026 euro.

Pra bllokuesit e bursës shqiptare janë publikë, janë të korruptuar dhe për më tepër janë antikombëtar se pengojnë bashkimin energjetik të Shqipërisë me Kosovën.

Lexo edhe: Salianji për Task-Forcën e drejtuar nga Balluku: Për presion!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimardian celaBelinda BallukuenergjiErgys Verdhotender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
VIDEO/ Ronaldo uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

CR7 “drejtor sportiv”, kërkon te Al Nassr brazilianin e United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com