GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Balluku denoncohet për lejet e guroreve në Himarë dhe Elbasan

14:01 - 23/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Balluku denoncohet për lejet e guroreve në Himarë dhe Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, po shkatërron panoramën e bregdetit dhe të qyteteve me tenderë guroresh që ua jep miqve të saj.

E fundit, është leja për shfrytëzimin e minierave të gurit gëlqeror në Himarë ku po gërryhet barku i malit.

Më datë 3 prill 2023 është hapur procedura tenderuese me objekt dhënia leje minerare  “Zona minerare konkurruese nr. 350/6 (Objekti Mali Kolëzës, Himarë, Qarku Vlorë). Sipas dokumentit, Balluku ka vendosur t’u japë nga një zonë për shfrytëzim të dy ofertuesve, konkretisht firma “Himara Construction” SHPK dhe  “Bros Stone Group” SHPK.

 

Por pronari i kompanisë së dytë, Stiliano Hajdari nuk e ka pranuar këtë vendim dhe e ka ankimuar. Sipas të dhënave të dokumenteve, më datë 31 korrik 2023, Hajdari ka refuzuar vendimin dhe me datë 1 shtator 2023 ka bërë denoncimin në KPP.

“Bros Stone Group” SHPK shprehet anikimim se firmës “Himara Construction” SHPK, në pronësi të Dhimitër Zotos nuk duhet t’i jepet leje për të shfrytëzuar zonat minerare pasi është një kompani që ka mashtruar njëherë me produktin e punës.

Sipas Hajdarit, Zoto ka përfituar një leje të tillë në vitin 2004, por nuk ka përmbushur kontratën, dhe si pasojë nuk i lind më e drejta të përfitojë leje për miniera.

“Shoqëria “Himara Constuction” SHPK është objekt automatikisht skualifikimi, pasi ish leja minerare nr. 748 datë 19.01.2004 rezulton nga dokumente të provuara (bashkëlidhur kësaj kërkesë/ankesë) se është zotëruar më parë nga kjo shoqëri e cila, ka mbajtur emrin e shoqërisë “Zoto-ZZ”SHPK me NIPT K27204201D.

 Duke iu referuar shkresës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Minierave nr. 3194 prot., datë 22.05.2014, është komunikuar Shoqërisë “Zoto-ZZ” SHPK si dhe Qendrës Kombëtare të Licensimit. Si “Njoftim mbi revokimin e lejes nr. 748, datë 19.01.2004” dhe referuar nenit 37, pika 7, të ligjit nr. 10304 datë 15.07.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”…

mos realizimi i planit të rehabilitimit nga zotëruesi i lejes, i heq të drejtën atij të përfitoj leje për një veprimtari tjetër minerare, për një periudhë 50 (pesëdhjetë) vjeçare, që llogaritet nga fundi i afatit të vlefshmërisë së lejes së parë dhe përbën shkak për revokimin e çdo leje tjetër të vlefshme të të njëjtit zotërues”, thuhet në ankesë.

 

Pra, kompania pasi e shëmtoi sipërfaqen e gjelbëruar të malit nuk e ktheu në gjendjen e mëparshme terrenin. Pas kësaj ka ndërruar emrin që të marrë guroren e re. Nga ana e saj, Balluku e ka neglizhuar këtë pikë të errët në aktivitetin e Zotos dhe vazhdon të gostisë mikun me leje minerare.

Firma e këtij të fundit ka përfituar shumë leje të tilla në këto vite, dhe asnjë institucion përgjegjës nuk bërë shqyrtime dhe nuk ka marrë masa.

Vendimi qesharak i KPP-së  

Por, skandali nuk përfundon me kaq! Edhe pse qartësisht dhe e provuar me dokumente, ankesa e “Bros Stone Group” SHPK qëndron. Komisioni i Prokurimeve Publike i drejtuar Joanid Myzyraj ka vendosur të mos e shqyrtojë denoncimin, madje me një argumentim shumë qesharak. Sipas KPP, Hajdari e ka bërë ankesën para afatit. Në rastin konkret, afati maksimal i paraqitjes së ankesës pranë Komisionit të Prokurimit Publik ka qenë data 22.09.2023 (jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni mbi njoftimin e shpalljes së subjektit fitues pra, 18.09.2023 -22.09.2023). Për sa më sipër, ankesa e depozituar në Komisionin e Prokurimit Publik në datën 01.09.2023, konsiderohet e paraqitur “para afatit” të fundit ligjor të ankimimit.

“Për sa më sipër, ankesa e depozituar pranë Komisionin e Prokurimit Publik në datë 01.09.2023 nga operatori ekonomik ankimues, konsiderohet e paraqitur përpara afatit ligjor të ankimimit, duke mos u legjitimuar kështu ankimuesi ratione temporis. Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se ankesa e dorëzuar nga operatori ekonomik ankimues, nuk ka përmbushur detyrimin për ndjekjen e afateve ligjore të ankimimit.

Duke mos plotësuar në këtë mënyrë njërin nga “elementet e domosdoshëm të ankesës” që, referuar nenit 51, pikës 1, shkronja “c”, të Vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik nr. 766/2021, datë 13.10.2021 “Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, ndaj përbën shkak për mospranimin e ankesës”, thuhet në vendimin e KPP.

Kështu Jonaid Myzyri si kreu i KPP tregon përkuljen para autoritetit të fuqishëm të Ballukut, por faktet mbeten.

 

Kujt ia dha Balluku lejen e gurores në Elbasan?

Në të njëjtën mënyrë ka vepruar KPP, edhe për rastin e dhënies së lejes për një gurore në Elbasan nga ministrja Balluku.

Me vendimin e datës 21 gusht 2023, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur pezullimin e procedurës së konkurrimit, si dhe ka kërkuar nga autoriteti (ministrja Balluku).

Pra, KPP kishte vendosur që “1. Të kalojë për shqyrtim ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Alba Beton” SHPK, për procedurën e konkurrimit me objekt Zona minerare konkurruese nr. 22/31 379 (Objekti Gjorm), Bashkia Elbasan, e miratuar në planin vjetor të viteve 2022 – 2023, sipas Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë…

  1. Të urdhërojë pezullimin e procedurës së konkurrimit dhe moskryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktues deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e vendimit përfundimtar”. Por ç’ndodhi më tej, pas “telefonatës” që duhet ketë marrë KPP nga ministria?

KPP ndërron mendje. Myzyraj pendohet për vendimin dhe i dërgon kompanisë që denoncon tenderin një shkresë për “Korrigjim të metash” tek formulari i ankesës. Pasi subjekti ka korrigjuar “të metat”, KPP nuk i ka marrë parasysh se qenka shkelur afati dyditor. Dhe kështu, më datë 21 tetor 2023, mori një “vendim përfundimtar” për të mos e pranuar ankesën.

Rëndësi kishte të mos cenohej vendimi i Ballukut, jo se çfarë kishte brenda ankesa!

Shoqëria fituese “IBN-I” shpk me pronar Bujar Hasajn, sipas kërkimeve në faqet zyrtare, aktualisht nuk ka një leje minerare aktive kjo e kërkuar sipas regjistrit të lejeve i bërë update në shkurt të vitit 2023 publikimi zyrtar i AKBN. Xhirot vjetore kumulative te dy viteve te fundit

duhet të jenë të paktën sa vlera e përgjithshme e investimit (pa TVSh) të propozuar nga ofertuesi. Ndërsa Shoqëria “IBN-I” shpk nuk e përmbush këtë kriter aspak, pasi vlera kumulative e dy viteve të fundit është sa 45% e vlerës së investimit. Theksojmë se për këtë kriter, kompania është vlerësuar nga stafi i Ballukut me pikët maksimale.

Arroganca e Ballukut në shpërndarjen e lejeve minerare mund t’i kthehet kundër, nëse SPAK-u ndalet dhe shqyrton dokumentet e këtyre procedurave. Kujtojmë se edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë kanë shkuar në qeli për “gjëra të vogla” të ngjashme me këto lejet e guroreve!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBelinda BallukuElbsanguroreleje minieraperdorimtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Kapet vrasësi shqiptar, goditi për vdekje bashkëkombasin e tij (FOTO dhe EMRI)

Kapet vrasësi shqiptar, goditi për vdekje bashkëkombasin e tij (FOTO dhe EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com