GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media

09:14 - 22/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Braçe ka folur për herë të parë për largimin nga zona e Divjakës, pas përplasjes me drejtuesen e Qarkut të Fierit Belinda Ballukun, të cilën nuk do ta mbulojë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Braçe deklaroi se e kanë larguar pa dëshirë, pasi ka këmbëngulur prej 1 jave që të mos lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës

I pyetur nëse a i kanë thënë një arsye pse e largoi Rama dhe Balluku nga Divjaka, Braçe tha se nuk e merr të mirëqenë atë që i kanë thënë, duke mos qenë një arsye konkrete.

Deputeti socialist nuk dha një përgjigje konkrete kur u pyet nëse ishte Rama apo Balluku, ai që e mori vendimin për largimin e tij nga Divjaka, teksa shtoi më tej se lajmin e ka marrë vesh nga media. Gjithashtu, Braçe deklaroi se nuk ka ende një vendim për caktimin e tij në njësinë nr. 5 në Tiranë.

“Erion Braçe nuk ka lënë gjë. Erion Braçe në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat që kur janë vendosur kompanitë e terlefonisë së lëvizshme dhe s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit.”, tha Braçe.

Ju thoni që një javë këmbëngulët që të mos e ndërroni zonën tuaj elektorale, pse? Ose a ju thanë një pse?

“Jo mua nuk më kanë thënë një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë. Pra një pse si arsye, jo një pse timen. Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para. Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”, tha Braçe për emisionin “Shqipëria Live”.

Ishte një vendim i kryeministrit Edi Rama apo i Belinda Ballukut?

“As nuk ka rëndësi fare kjo gjë” – tha Braçe.

Po tek njësia nr. 5 a e keni nisur punën, takimet?

“Atje banojnë prindërit e mi dhe pothuajse çdo fundjavë eci në këmbë atje dhe kaq, nuk ka filluar gjë tjetër sepse nuk ka një vendim akoma. Përgjithësisht, edhe këtë lajmin e kam marrë vesh nga mediat, doli një lajm “Erion Braçe ikën nga Divjaka pas sherrit me strukturat e PS”. Ishte kryeministrit të shtunën në Divjakë dhe u konfirmua edhe ky lajm që Erion Braçe jo vetëm që nuk ka problem me strukturën e PS në atë zonë, siç thuhej në atë median klienteliste, por ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Problemi tek lajmi ishte klientelizmi.” – tha Braçe.

Etiketa: BallukuBraceKryesore1

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Para
Vjedh monopatinën te sheshi “Shkënderbej”, gjatë arratisjes përplaset me “Range Rover”-in

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 30-vjeçari në Durrës (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com