GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja ‘Balluku’/ Kreu i SPAK: Mungesa e masës dëmton hetimin, deputeti nuk duhet të ketë imunitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në një seancë dëgjimore për krimet zgjedhore në Komisionin e Ligjeve dhe në përgjigje të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, Braho tha se qëndrimi i SPAK për rastin e Ballukut është publik.

Sipas Brahos, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit, por nga ana tjetër nuk pengon zhvillimin e hetimeve të plota dhe të pavarura nga ana e organit të akuzës.

Braho theksoi se mungesa e masës së sigurimit mund ta vështirësojë apo edhe ta dëmtojë një hetim të caktuar, por prokuroria është e detyruar të veprojë brenda kuadrit aktual ligjor dhe kushtetues.

“Për çështjen konkrete, qëndrimi i prokurorisë është publik. Sa i takon situatës kushtetuese dhe ligjore, imuniteti ndalon vendosjen e masës së sigurimit, por nuk e ndalon prokurorinë që të zhvillojë hetimet  të plota dhe të pavarura.

Mungesa e një mase mund ta vështirësojë një hetim të caktuar, edhe mund ta dëmtojë, por ne nuk jemi institucioni që miratojmë ligje. Ne kemi këtë kuadër kushtetues ligjor dhe jemi të detyruar ti bindemi këtij kuadri kushtetues ligjor”, tha Braho.

Ai shtoi se, nëse do të kishte rol në ndryshimet ligjore, personalisht është i mendimit që imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare.

“Të ishim ne pala që miratonim ndryshimet kushtetuese ligjore  personalisht jam i mendimit se nuk duhet të ketë imunitet fare. Por ky është kuadri ligjor dhe kushtetues. Prokuroria do angazhohet me ato mjete ligjore që ka në kompetencë të saj”, – tha Braho.

Braho u pyet nga deputeti Oerd Bylykbashi nëse SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Nuk do të kishte çështje nëse nuk do të kishte shkelje të ligjit. Qëndrimi i Prokurorisë është i qartë dhe po aq e qartë është edhe mënyra se si hetimet kanë vijuar edhe pas refuzimit të kërkesës së mëparshme. Faktet tregojnë se Prokuroria ka bërë punën e saj,” deklaroi Braho.

Ai shtoi se çështja mbetet në fazën e hetimit dhe se nuk mund të paragjykojë vendimin përfundimtar.

“Nuk mund të them sot nëse do të ketë apo jo një kërkesë tjetër. Ajo që mund të garantoj është se çdo vendim do të merret në përputhje me ligjin, mbi bazën e provave që do të sigurohen gjatë hetimit, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së mëparshme,” u shpreh kreu i SPAK.

Etiketa: Ballukuimunitet

Lajme të lidhura

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!
Aktualitet

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore
Aktualitet

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Para
Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)

Drogë në tokë shtetërore, e pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestat kundër reformës territoriale, duke kërkuar që qyteti të ruajë...

Lexo më shumë
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:49 - 14/08/26
I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

21:43 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com