GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se kryehajduti në aferën e tunelit të Llogarasë është Edi Rama dhe se ai së bashku me skemën e tenderave të paracaktuar, ka shfrytëzuar pushtetin për përfitime të jashtëligjshme.

Berisha theksoi se prokurori i çështjes ka treguar kurajo dhe ka marrë kërcënime direkte gjatë hetimit, ndërsa denoncoi se modeli i abuzimit me tenderat publikë është përdorur sistematikisht nga qeveria përveç rastit të veçantë të tunelit të Llogarasë, ku sipas tij u zbuluan manipulime të hapura dhe të skajshme.

“Por do të mashtronim shqiptarët në qoftë se do njihnim si përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën. Prokurori i çështjes ka treguar kurajo, e them këtu, për zbatimin e ligjit. Ka marrë kërcënime direkte nga Edi Rama me telefonin e Ulsi Manjës. Kërcënime direkte! Dhe prokurori i çështjes, është e vërtetë që duhej të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë, por do ishim të pandershëm po të mendonim se ata janë prej guri. Nuk janë prej guri. Por ai punën e bëri. Ai punën e bëri! Ai tha se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme, siç e dini. Dhe ne kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut në atë aferë është Edi Rama.

Lubi Balluku ka 18-20 dosje në SKAP. Merrni vetëm një, se asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 kilometra, e ndau në 14 tendera. Çmenduri korruptive. Po njeri në botë që të mund ta bëjë këtë, përveç një njeriu të papërmbajtur në vjedhje, nuk mund ta bëjë këtë. Por, përsëri tuneli i Llogarasë është veçmas.
Se në tunelin e Llogarasë, Sulltanesha Rahmetlie ishte me Sulltanin atje. Dhe thanë, takuam kompanitë dhe bënë skemën më të turpshme. Anuluan tenderin 130-140 milionë, e hapën përsëri dhe ua thanë atyre me 50 milionë më shumë dhe në kundërshtim me ligjin morën po Gjokën nënkontraktor.

Po ka vjedhje më të hapur se kjo? Kurrë. Po shikoni miq, duhet të dini një gjë, që kjo skemë është përdorur absolutisht pothuaj në çdo tender të punëve publike në Shqipëri. Si është përdorur? Kanë shkuar ofertuesit me ofertën kaq. Jo, kjo ofertë nuk vlen. Do sjellësh ofertën me kaq, dyfishin. Dhe ti ke 30 përqind, unë kam 70 përqind të saj. Por në këtë rast u demaskua se kryesori ishte i huaj.

Por kjo skemë është përdorur në çdo punë publike dhe e kemi denoncuar kaq shumë herë. Dhe, ai pragu që themi ne 99 përqind, 100 përqind, ai në fakt është 180 përqind, është 250 përqind, se e bënin në këtë mënyrë, i thërrisnin përpara, shko, paraqit këtë ofertë, ndarja do jetë kjo. Mirëpo kësaj here u kapën. Nuk janë 50, por janë 90 milionë. Por nuk ka rëndësi,” tha Berisha.

Etiketa: berishaRamatunel

Lajme të lidhura

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë
Aktualitet

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar
Aktualitet

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

21:04 - 01/11/26
Para
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com