GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Balluku milionat i ka si karamele”, Bardhi pyet ministrin e Financave: Pse i dyfishuat vlerat e projekteve?

14:20 - 09/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Balluku milionat i ka si karamele”, Bardhi pyet ministrin e Financave: Pse i dyfishuat vlerat e projekteve?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD, Gazment Bardhi pyeti ministrin e Financave, Petrit Malaj se çfarë e shtyu atë që të dyfishonte vlerat e tre projekteve, në një kohë që shuma ishte e përcaktuar më parë.

Bardhi solli tre projekte, zgjerimin e autostradës Tiranë Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa.

Sipas tij për këto tre projekte vlera ka qenë e parashikuar, por pasi mori detyrën ministri i ri shumat janë dyfishuar pa bërë asnjë studim fizibiliteti.

“Kujtojmë që bëhet fjalë për të njëjtën zonjë që tunelin e Llogarasë e çoi nga 140 mln euro e çoi në 190 mln euro me një të rënë të lapsit, unë po flas për krahasim e vlerave që janë miratuar para 5 muajsh dhe dyfishimin e këtyre vlerave 5 muaj më pas”, tha Bardhi.

Ministri Malaj, si përgjigje tha se analizat kanë ardhur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe rishikimi i vlerave duhej bërë për shkak se kursi i këmbimit ka ndryshuar.

Bardhi: Disa ditë pasi ju u emëruat ministër i Financave me një vendim qeverie keni shtuar 3-4 muaj pasi ishin miratuar vlerat paraprake të projekteve rreth 260 milionë euro vetëm për tre projekte, pra bëhet fjalë për projektin e zgjerimit të autostradës Tiranë Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa.  Pa bërë asnjë studim fizibiliteti, pa bërë asnjë analizë sepse analiza ishte bërë dhe vlera e projekteve ishte miratuar dhe unë nuk di të ketë ndonjë zhvillim kaq të madhe të rritjes së çmimeve, fjala vjen një projekt që ishte parashikuar me 205 mln euro të shkojë 298.8 mln euro, apo një projejkt që e kishte  vlerën 39.8 mln euro ju ta coni në 87 milionë euro, apo siç është rasti i By Pass të Elbasanit që ishte parashiukuar të kushtonte 120 mln euro është rritur në 240 mln euro.

Pyetja ime është çfarë ju nxiti ju që pasi hytë në atë zyrë të rishikonit dyfishim të vlerave të këtyre projekteve

Malaj: Për projektet e përmendura nga ju janë projekte për të cilat kanë ardhur analizat nga ministria e linjës, në rastin konkret nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për Rishikimin e Vlerave. Po ju marr rastin e projektit Tiranë Durrës që daton që në 2010. Pra vlerat kanë qenë të 2010 dhe kanë nevojë për të reflektuar si kostot e ndërtimit edhe efektet e kursit të këmbimit. Pra ka një analizë të detajuar sepse kanë ndryshuar çmimet.

Bardhi: Ka patur një vendim qeverie 5 muaj më parë që kishte përcaktuar vlerat që përmenda. Pas 5 muajsh ministria e linjës, kujtojmë që bëhet fjalë për të njëjtën zonjë që tunelin e Llogarasë e çoi nga 140 mln euro e çoi në 190 mln euro me një të rënë të lapsit, unë po flas për krahasim e vlerave që janë miratuar para 5 muajsh dhe dyfishimin e këtyre vlerave 5 muaj më pas.

Pra nuk qëndron argumenti juaj. Kursi i këmbimit nuk ka lëvizur më siç ju e keni ndryshuar vlerat e projektit me të paktën 2 herë. Nga 205 milion euro në 299 milion euro, projekti tjetër nga 40 milion në 89 milionë euro. 2.2 herë më i lartë. Unë nuk bie dakord me atë që thotë ministri, se unë firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku. Kjo ka dhënë prova që milionat e eurove i ka karamele.

Etiketa: BallukuBardhiprojekte

Lajme të lidhura

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Para
Shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion, 4 të arrestuar

Kapet banda e hajdutëve në Athinë, drejtoheshin nga një shqiptar - Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com