GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku në Presidencë/ Clinton ikën nga Shqipëria, Presidenti Begaj shërohet?!

16:03 - 04/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Top Channel, reagon presidenti Begaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeminitrisë, u mbajt ceremonia në nder të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, të cilit iu akordua medalja “Ylli i Mirënjohjes” nga Kryeministri Edi Rama.

Të njëjtën medalje, Rama ia akorduar më parë edhe ish-kancelares Angela Merkel, ish-ambasadores Yuri Kim, por edhe sportistes rekordmene shqiptare, Luiza Gega.

Në ceremoninë e organizuar nga Kryeministri, i cili duket se e shfrytëzoi me detaje, mungonin ish-Presidenti Ilir Meta, të cilin nuk e kishte ftuar, por edhe Presidenti Bajram Begaj. Për këtë të fundit u tha se mungonte për arsye shëndetësore.

Mediat cituan Këshilltaren e Presidentit Arta Sakja të ketë sqaruar se Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërkohë sot raportohet nga mediat se Presidencën e ka vizituar zv.Kryeministrja Belinda Balluku. Me shumë gjasë Balluku, e cila është parë të hyjë në godinën e Kreut të Shtetit rreth orës 13:15 është takuar me Presidentin Begaj, pasi vështirë se zv.kryeministrja të ketë shkuar në këtë institucion për tu takuar me stafin e tij.

Automjeti i zv.kryeministres Balluku ne Presidencë

Dhe nëse Begaj, që me shumë gjasë ka pritur në takim Ballukun, ose është shëruar me largimin e ish-Presidentit Clinton nga Shqipëria, ose biseda me zv.kryeministren ka qenë aq shumë e rëndësishme sa Kreut të Shtetit i ëhstë dashur të lërë mënjanë anën shëndetësore. Për takimin ose vizitën e Ballukut në Presidencë ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa zv.Kryeministrja mbulon sektorët e energjitikës, por edhe çështje të lidhura me sigurinë kibernetike, temë kjo e trajtuar pak ditë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Begaj.

Mungesa e Begajt në ceremoninë e organizuar nga Edi Rama u interpretua si një “formë bojkoti”, pasi Kreu i Shtetit ishte trajtuar si të gjithë të ftuarit e tjerë, ndërkohë që bazuar në ligj ai ka të drejtën të nderojë me dekoratat më të larta një ish-President amerikan, që ka një kontribut të jashtëzakonshëm në raport me shqiptarët, veçanërisht në krizën e 1999-ës. Dhe nëse Presidenti do t’i akordonte ish-Presidentit Clinton një prej dekoratave, me shumë gjasë, Kryeministri Edi Rama dhe medalja që iu jep personazheve të ndryshme, do të mbeteshin në “hije”.

Etiketa: BallukuBegajClintonKryesore1Presidenca

Lajme të lidhura

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Para
Koncert në kryeqytetin amerikan me rastin e 4 korrikut

Koncert në kryeqytetin amerikan me rastin e 4 korrikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26

Këto janë pamjet e një prej protestuesve që është dhunuar rëndë nga policia. Por bashkë me këtë të ri, është...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com