GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Balluku paguan qindra milionë euro për blerje energjie elektrike dhe 94 mijë dollarë në ditë për 2 ‘tigrat’ që nuk punojnë

17:47 - 01/09/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Balluku paguan qindra milionë euro për blerje energjie elektrike dhe 94 mijë dollarë në ditë për 2 ‘tigrat’ që nuk punojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thatësira e gjatë e vitit 2025 ka detyruar Korporatën Elektronergjitike Shqiptare (KESH) që të importojë rreth 160 milionë euro energji elektrike, me një rritje prej rreth 100 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë e një viti më parë.

Të dhënat janë publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në të cilat theksohet se konsumi është rritur ndjeshëm gjatë periudhës së verës.

Shpenzimet për importimin e energjisë elektrike kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara. Por ajo që duhet të ishte ndryshe për këtë vit është fakti se Shqipëria tashmë ka në dispozicion “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3”, dy centrale lundruese, të cilat, si rregull, duhet të ndihmonin vendin në situatë krize energjitike.

Në foto: Dy gjeneratorët-lundrues, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Gjirin e Vlorës

Dy anijet-gjeneratorë, të mbërritur nga Bangladeshi dhe që presupozohej të ndihmonin rrjetin energjitik shqiptar me furnizime të pandalshme, nuk kanë punuar thuajse asnjë ditë të vetme.

Për nga efektet shkatërruese në mjedis, është fakt pozitiv që dy gjeneratorët lundrues, të ankoruar në Gjirin e Vlorës, nuk janë ndezur. Por fakti që KESH-i ka parë si opsion më të mirë importimin me shifra të larta, krahasuar me prodhimin e energjisë elektrike nga “Tigrat”, tregon se edhe vetë qeveria është e bindur se gjeneratorët lundrues nuk shërbejnë për asgjë.

Përveçse për të marrë 94 mijë dollarë çdo ditë nga Buxheti i Shtetit, pa bërë asnjë punë.

“Tigrat” pa dhëmbë

Në pranverën e vitit 2022, qeveria shqiptare, me ndërmjetësimin e ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, nënshkroi një kontratë tërësisht të dyshimtë për marrjen me qira të dy gjeneratorëve lundrues, të emërtuar “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Kontrata u nënshkrua formalisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe bashkimi i operatorëve “Exelerator dhe Renzo”.

I gjithë operacioni kontraktual u drejtua nga zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Qeveria e justifikoi kontratën me emergjencën në tregun global të energjisë elektrike, pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në foto: Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku në Portin e Vlorës

Dy anijet-TEC u ankoruan në Gjirin e Vlorës, megjithë kundërshtitë e forta të opozitës dhe grupeve të ambjentalistëve.

Sipas kontratës së qerasë, KESH paguan 63 mijë dollarë në ditë për qiranë dhe 31 500 dollarë në ditë për operimin dhe mirëmbajtjen.

Pra për këtë kontratë do të paguheshin 94.500 dollarë në ditë. Në këto kosto nuk përfshihen shpenzimet që do të duhej të kryeshin për të përshtatur portin për qëndrimin e anijeve, lidhjen me rrjetin e trasmetimit, sigurimin e objekteve dhe lënda djegëse që do blihej po nga KESH sh.a.

Kur kanë kaluar më shumë se tre vjet nga nënshkrimi i kontratës, “Tigrat” nuk kanë kontribuuar në furnizimin e rrjetit energjitik, por kanë dhënë një impakt të fortë negativ në Buxhetin e Shtetit, duke u paguar pa kryer asnjë punë.

Në foto: “Excelerato & Renzo” deklaron fitim 540 mijë euro për vitin 2024

Kjo shihet edhe në Bilanin Tregtar të bashkimit të operatorëve “Exelerato & Renzo” për vitin 2024. Dy shoqëritë që menaxhojnë “Tigrat e Bangladeshit” deklarojnë një fitim prej mbi 500 mijë euro, megjithëse gjeneratorët-lundrues të tyre janë thuajse jo-funksional.

Shkatërrimi i mjedisit

Gjithësesi, “Tigrat” duket se i kanë ndezur motorët herë pas here, në intervale të shkurtra kohore, me shumë mundësi sa për të mbajtur të karikuar bateritë e impianteve.

Ambjentalisti Lavdosh Ferruni, i cili drejton edhe grupimin “Aleanca Qytetare e Vlorës”, deklaroi pak kohë më parë në një intervistë televizive se “ata e ndezin disa orë gjatë muajit, sidomos kur perëndon dielli, tani në verë sidomos që të mos shikohet  tymi i zi i djegies së mazutit. Është një tmerr i vertetë se është me përmbajtje skuquri. I ndezin 2 -3  orë në darkë, në muaj për të justifikuar qiranë e famshme 94 mijë dollarë. Këtu nuk fitojmë por kemi humbje shtesë”.

Ferruni tregohet shumë drastik, edhe kur përmend kostot e gjeneratorëve pluskues.

“Se në orët që ata ndezin i vjedhin buxhetit të shtetit dhjetra mijëra dollarë të tjerë, sepse kostoja e prodhimit të një megavati nga ky TEC lundrues është 2 – 3 herë më imadh  se çmimi në treg ndërkombëtar. Në momentin kur ndizen nga 2- 3 orë harxhohen ekstra para për të justifikuar vjedhjen e madhe të 94 mijë euro. Është zero përfitim ndërsa humbjet janë shtesë”./Boldnews

Etiketa: balluenergjiKryesore1tigra

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Vrasja e komisar Lamajt/ Kushtetuesja vendos rihapjen e gjykimit për Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm
Uncategorized

Vrasja e komisar Lamajt/ Kushtetuesja vendos rihapjen e gjykimit për Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm

19:54 - 26/01/26
Para
Tre ndryshime të papritura në Kombëtare, mbrojtësi “braktis” Shqipërinë për Zvicrën

Tre ndryshime të papritura në Kombëtare, mbrojtësi “braktis” Shqipërinë për Zvicrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com